03.06.2016
Kam nje problem mendoj qe skam probleme eshte normale kjo? jam 23 vjece studjoj dhe punoj. jam shume sociale dhe e hapur ne shoqeri. kam nje jete normale . por kur e mendoj qe skam probleme me duket vetja e cuditshme . si konsideroj hallet dhe i kaloj shume lehte. slejoj asgje qe te me merzise. se di si ta shpjegoj veten.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Cfare te shqeteson me shume nga fakti qe mendon se ske probleme?
Përshëndetje,
Te përgëzoj qe ke zgjedhur te diskutosh për ketë çështje, te kuptosh veten shpesh nuk është shumë e lehte dhe rritja personale vjen si pasoj e refketimeve dhe analizës se vetes.
Te ndjehesh mire me veten dhe jetën qe ke është bekim dhe tregon për një te menduar pozitiv e te shëndetshëm. Por fakti qe ti e ve ne diskutim a është kjo normale? Me bën te kuptoj qe ka diçka tjetër qe te shqetëson.
Aftësia ne zgjidhjen e problemeve gjithashtu është normale, po te mos i konsiderosh ‘hallet” është diçka tjetër.
Po me thua se s’lejon asgjë te mërzis, dhe ne pamje te pare është ok, por nëse ketë shmangie te gjithçkaje qe mund te mërzisë e bën ne vazhdimësi pa i lejuar vetes edhe te përjetosh gjerat, atëherë mund te jete një ceshtje për tu diskutuar.
Te lutem a mund te me thuash disa nga ato qe ti i referohesh si halle dhe qe nuk lejon te ndikojnë? Mund te shohim bashke ne vazhdimësi se si ndikon kjo te ty
Gjithë te mirat e dashur, mbetemi ne kontakt
Sabjola