Nusepashke 06.01.2020
Pershendetje. Ju lutem me ndihmoni. Jam nje vajze 18 vjece. Problemi im eshte te mami dhe vllai im. Ata po me akuzojne pa shkak e pa arsye per gnera qe ekzistojn ne mendjen e tyre. Nuk me lene te dal me shoqerin time. Me mbyllin ne shtepi dhe duan qe un betem te rri mbyllur mbi libta dhe t merrem me punet e shtepis. Gjithashtu dhe me genjejn. Te lutem me shkruaj sa me shpejt. Ju lutem me ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Te falenderoj per pyetjen. Duket sikur ne familjen tende mungon komunikimi dhe ti kete e vuan. Megjithate mendoj se duhet ti japesh pak kohe vetes dhe te mos biesh në të menduarin “o tani o kurrë”, pasi ne keto raste nuk ka zgjidhje te menjehershme. Duket gjithashtu se mes jush mungon besimi. Ata (nena dhe vellai) nuk besojne te ty dhe as ti tek ata (genjeshtrat qe permend gjithashtu). Nuk e di nese babai eshte diku ne kete dinamike te familjes sepse ajo qe mungon ne nje fare kuptimi eshte nje “balance”, pra qe te gjendet nje rruge e mesme ku secila pale ka nga pak te drejte. Edhe nje pike tjeter eshte fakti qe ne syrin tend nena dhe vellai kane nje “aleance” mes tyre dhe ndoshta kjo gje te shkakton shqetesim dhe te ben te ndihesh e “persekutuar” deri diku, sikur ska njeri per ty qe te te mbroje. Ndoshta edhe ti kerkon aleancen tende diku. Ketu serish vjen figura e babait si nje perfaqesim I kesaj aleance. Megjithate konkretisht mendoj se nje komunikim I vazhdueshem ne email ose ne chat ne faqen nukjevetem eshte I nevojshem. Je e mirepritur te shkruash serish. Gjithe te mirat.