Këshilla/Blog

Stela 05.11.2020

Pershendetje,
Une jam nje studente, 25 vjecare. Po ju shkruaj per te kerkuar nje keshille nga ju, persa i perket temes se dashurise ndaj vetes dhe vetebesimit. Mendoj se kam pasur gjithmone probleme ne marredhenien me veten time, por se fundi keto probleme jane zmadhuar shume sa mendoj se po kaloj nje depresion te lehte. Eshte e veshtire per moment te kerkoj ndihme nga eksperte, per arsye ekonomike, prandaj ju lutem nese mund te me rekomandoni ndonje liber psikologjik, per te me ndihmuar ta rregulloj kete problem.
Faleminderit

  1. Anonim says:

    Pershendetje Stela!
    Nuk eshte se kam lexuar shume libra por ne te njejten situate kam qene dhe une.Kam lexuar librin Arti i Brishte i not giving a fuck.Gjithashtu te rekomandoj te vleresosh me shume anet pozitive te vetja .Nderkohe atje ku mendon se dicka nuk shkon mendoje me veten tende se cfare mund te besh dicka ndryshe qe ty do te bente te ndjeje me shume vleresim per veten.Mendo cfare te mirash do doje nga vetja qe te ndjesh “dashuri” ndaj vetes.?

  2. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. te falenderoj per pyetjen. duket sikur pervecse arsyes ekonomike ndihmen nga ekspertet e veshtireson pikerisht kjo ndjenja e mosbesimit ndaj vetes e cila kthehet ne nje nevoje per te ndidhmaur veten me shume duke lexuar se sa duke pranuar nje ndihme nga dikusht tjeter. Gjithsesi lidhur me kerkesen tende une me shume do te rekomandoja letersine se sa librat psikologjike pasi nese keta te dytet ‘I percaktojne” gjerat ata te paret I relativizojne ato (mungesa e vetebesimit dhe depresioni vijne pikerisht nga absolutizimi I gjerave, nga pritshmerite e larta, nga kontrastet e forta dhe nga pamundesia per ti arritur keto standarte te vena). Pra nje dritare me shume ne boten e dashurise ndaj tjetrit behet vetvetiu ilaci me I mire per zvogelimin e problemeve me veten. Gjithe te mirat dhe je e mirepritur te me shkruash ne vazhdim.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV