Erina 30.08.2024
Jam ne nje hall te madh
Prej vitesh kam vuajt nga ankthi dhe jam kuruar dhe e kam zgjidhur si prb
. E vetmja gje qe me shqeteson ne keto momente eshte qe jam gati 2 vjet qe une nuk fle gjume si duhet,jo se sme kap gjumi por sa bie per te flejt une sikur futem ne enderr direkt dhe cdo nate shof endrra nga me te ndryshmet me njerzit qe njoh ose ne rrethana te ndryshme dhe te pakuptimta.
Po theksoj qe po bej 2 vjet qe per asnje nate te vetme sme jane ndaluar dhe problemi i gjithe kesaj eshte qe sa here zgjohem ne memngjes me duket sikur jam akoma me enderr ose ne nje realitet tjeter
. Nje ndjenje e cuditshme shume e frikshme dhe e papershkrushme. A mos po me iken mendja dhe sdi cfare duhet te bej
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Erina,
Faleminderit që na ke shkruar dhe ndarë me ne shqetësimin tënd
Besoj se s’është aspak e lehtë për ty të kesh këto perjetime lidhur me periudhën e cila është më së shumti e nevojshme për tu qetësuar.
Me sa perceptoj nga informacioni i limituar në letër, duket se gjendja që ti thua ka një historik ose bazë lidhur me ankthin ose ngjarje që kanë ndodhur me shumë probabilitet në jetën tënde. Shqetësimi që ti tregon ka të bëj me ëndrrat të cilat janë një bazë e mirë në punë me psikologun për të shqyrtuar botën tënde të brendshme dhe kuptimin e tyre. Duket se nëpërmjet ëndrrave dicka merr formë që shtypet përndryshe në realitet. Patjetër që ky është një supozim nga ana ime, por mendoj se do mund të ndihmojë nqs do i kthehesh trajtimit psikologjik që të mund të marrësh ndihmën dhe të kuptuarin e nevojshëm.
Shpresoj se përgjigja ime të ndihmon
Të uroj gjithë të mirat,
Me respekt,
Alma