Këshilla/Blog

KATI 01.11.2021

Përshëndetje. Unë jam një 30 vjeçare kam prej në shkolle fillore që kam probleme me përqendrimin dhe mësimin. Askujt deri tash nuk i kam treguar sa vështirë mësoj. Unë mezi ia dal të përqendrohem në biseda me të tjerët. D.m.th s’mundem gjatë me dëgju dikë sepse më humb vëmendja. Në studimet e mia në ligjërata çdo herë kam shku edhe jam mundu me e përqëndru veten, por unë veç nuk e di ku më shkon mendja dhe dal pa e dit as për çka ka fol profesori. Si fëmijë nuk mbaj mend që kam pasur ndonjë problem. Por nevojën të qëndroj vetëm e kam pas gjithmonë. Përpiqem shumë me qenë mirë. Gjithmonë kam vështirësi në përfundimin e detyrave shpesh nuk di ato që i mendoj si me i qit n’letër, dhe ne testet nuk marre kurrë maksimalen pavarësisht që mësoj shumë. Unë kam përqendrim të mirë kur lexoj letërsi ose kur bëjë diçka që më pëlqen shumë. d.m.th une kuptoj mire nese ia dal te perqendrohem. Kam cdo here e me shume nevoje me qendru vetem, e kam fjalen qe nuk kam nevoje per shoqni, s;kam deshire te martohem dhe as te beje femije, kurre skam deshiru dhe mendoj qe nuk i kuptoj emocionet e mia. Brengosem sepse njerezit perrreth funksionojne ndryshe prej meje, une vazhdimisht kerkoj me mbet vetem. E kjo eshte prej moshes 10-11 vjec e ndoshta ma heret po nuk e kujtoj. Shpeshhere has ne veshtiresi me sqaru qysh ndihem. FALEMINDERIT SHUME

NJV