AlbanAlban 16.01.2021
Pershendetje,kam nje problem me te menduarit,gjate ter kohes mendoj vetem gjera te trishtueshme per veten time me saktesisht per organin tim gjenital,me duket sikur diqka ter kohes po me ngacmon ate,gjat ter kohes kam mendime shume trishtuese per te dhe spo mund te qetsohem,kjo po me ndodh 3 jave,kam pasur dhe me heret ket problem,por jam permisuar pas nje jave.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që komunikove me faqen tonë! Kur thua mendime të trishtueshme për organin gjenital, çfarë mendimesh konkretisht? Po pyes sepse fjala “trishtim” mund të nënkuptoj shumë gjëra. Duke qenë se këtë gjendje e ke përjetuar dhe më përpara, vlen të reflektosh se çfarë mund ta ketë shkaktuar si herën e parë si tani? Çfarë i provokon këto mendime dhe me çfarë kanë lidhje? Duket se këto mendime nuk arrin t’i kontrollosh, por nqs do ndaleshe pak për të
menduar më gjatë në lidhje me mendimet në vetvete dhe përvojat që mund të fshihen pas tyre, mbase do ishe më i qartë.
Gjithë të mirat,
Veronika