M 15.10.2023
A mundem te flas me nje psikologe/pskiatre per disa probleme qe po has keto kohe dhe jam perballur dhe me pare? Pasi kam nevoje per ndihme dhe dua qe te mesoj si ti menaxhoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar. Per te folur me nje nga psikologet e faqes te ftojme ta ndash shqetesimin tend si pyetje ose te futesh ne chat per te komunikuar drejtperdrejt me nje prej eksperteve ne oraret kur ata ndodhen ne linje. Ndihu e lire te na shkruash serish.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Pershendetje serish! Ju falenderoj qe me keni kthyer pergjigje! Une kam probleme me perqendrimin dhe nuk mund te fokusohem mjaftueshem ndonjehere dhe duhet te qetesohem per nje kohe paksa te gjate por edhe pasi qetesohem nuk mund te perqendrohem mjaftueshem dhe nese me pare me duhej me pak kohe per te mesuar tani me duhet rreth 1 ore per te mesuar nje mesim kjo per shkak te problemeve me perqendrimin. Ndonjehere mendoj se mund te kem dhe ADHD por nuk jam e sigurt dhe nuk mundem ta diagnostifikoj dot veten por perballem dhe probleme te tjera te shendetit mendor si stres, ankth etj. Une nuk mundem te bej seanca psikologjike por dua qe te kuptoj diagnozen qe une kam pra çfare crregullimesh mendore kam. Shpresoj te me ndihmoni ne lidhje me kuptimin e çrregullimeve te mia mendore. Do t’ju isha mirenjohes nese do te me jepnit disa keshilla se si mund te menaxhoja me mire situatat qe kane te bejne lidhje me perqendrimin.