Këshilla/Blog

L 02.07.2024

Pershendetje doktor, ju pergezoj per punen e bere e qe po kryeni. Kam nevoje urgjente per nje konsultim. Nuk e di a mund te me ndihmoni ju apo nje mjek seksolog ndoshta po jam e deshperuar, kam sinqerisht nevoje per nje konsulte. Me ndihmoni ju lutem

  1. Fondacioni Together Albania says:

    Pershendetje e edashur dhe falemindetit qe na keni shkruar. Per te marr nje pergjigje sa me shteruese ju ftojme te ndani me ne shqeteseimin tuaj duke na treguar me teper mbi te. Ndihuni e lire te na shkruani serish.

    Me te mirat,
    Stafi i nukjevetem

  2. L says:

    Problemi im eshte aq I rende sa nuk besoj se mund te me vije ne ndihme kush. Por te pakten po e shfryj ketu.
    Prej kohesh kam patur konflikte me burrin tim. Kishim shume mosmarreveshje qe lidheshin me ceshtje ekonomike fillimisht, por u pershkallezuan dhe filluan edhe ftohjet nga te dyja palet. Gjithsesi faji eshte teresisht I imi.
    Fillova ta humbja interestin te ai, fillova ti shmangesha e te kerkoja kohe vetem. Fillova te afrohesha me shume me koleget e punes sime dhe e pranoj qe fillova te marr dhe vemendjen e disa kolegeve meshkuj, pavaresisht asgje jashte kornizave te sjelljeve normale.
    Por sigurisht kjo gje jo per shume kohe, pasi vecanerisht me njerin prej tyre u afeksioniva goxha. Ende nuk e kam te qarte arsyen pse, por ne syte e mi ne at momente me dukej dhe me kujtonte tim shoq, nje version te tijin te para shume viteve qe mendoj se me mungonte ose e kerkoja te kthehej. E dija qe ato mendime ishin te gabuara, po per aq kohe sa ishin teresisht ne mendjen time mendova se nuk do benin asnje dem. Per shume kohe as personi ne fjale nuk ishte ne dijeni, kjo sigurisht ndryshoi ishte thjesht ceshtje kohe.
    Shume muaj me vone e lashe vendin e punes por sidoqofte mbetem ne kontakt, shkembyem adresat e rrjeteve sociale. Deri ne ate moment ishte gjithcka “e paster”, asnje lloj veprimi pertej asaj shoqerores.
    Fillova une te bisedoj me te pa dijenine e tim shoqi ne rrjetet sociale. Bisedat “normale” te punes dhe jetes shpejt u shkembyen me mesazhe te papershtatshme dhe une gjithsesi vazhdova me tej. U betova qe sdo shkoja deri ne tradhti fizike, te pakten genjeva veten time per kete per njefare kohe. Me pas e paimagjinueshmja me ndodhi, dhe jam e sigurte qe do duket si telenovele tani qe do e rrefej pasi edhe vete e kam te veshtire ta besoj.
    Me ndodhi nje deshtim spontan barre, isha ne javet e para te nje shtatzanie qe as e dija qe e kisha. Ishte gjeja me tronditese qe kam kaluar ne gjithe jeten time. Pas asaj ndodhie kam kaluar aq traume deri ne ate pike sa isha ne mohim gjithe kohes dhe me e tmerrshmja as nuk I tregova tim shoq. “Ngushellimin” e gjeta ne krahet e tjetrit, dhe aty bera gjene me fatale dhe e tradhtova tim shoq edhe fizikisht.
    Kam sinqerisht frike te rrefehem te nje psikiater sepse me keto gjera e di qe duhet te mbyllem diku. Kam dhe femije tjeter dhe thjesht ideja qe me shume mundesi do ja shkaterroj jeten me ha cdo moment te dites sime

  3. L says:

    Nuk di per cfare te ndihem me keq ne kete situate. Per nje barre te deshtuar, per tradhtine e bere. Per faktin qe per keto nuk eshte ne dijeni dhe qe sja kam thene ende sepse kam frike se do e lendoj? Qe sjam normale kete e di, dhe mesa shoh po e paguaj me jete te gjitha papergjegjshmerite e mia, duke marre padashur edhe nje jete tjeter per te cilen as nuk isha ne dijeni. Nuk ka mjek a zot te me ndihmoje po thashe po e shfryj ketu gjithe vajin qe kam. Ne ka ferr eshte e sigurte qe po e perjetoj. Ndihem e vetmuar dhe se di se kujt mund ti kerkoj ndihme ne kete situate, ne fakt as nuk duhet te ndihmohem. Por thjesht them ti nenshtrohesha nje terapie a ku di une qe te mos jem me nje kercenim per te tjeret. Kam ndjesine sikur jeta ime do marre fund sa hap syte ne mengjes e deri kur te shtrihem te fle. Edhe kam frike te vdes edhe e di qe ndoshta keshtu I bej nder botes. Ca dileme.
    Para se te bej nje veprim drastik ju lutem me sygjeroni dike pasi nuk mundem me.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV