Këshilla/Blog

21.02.2016

Pershendetje ! Sdi si ta shpjegoj por problemi im konsiston ne faktin qe nuk kam durim dhe jam shume e nxitur ne dhenien e pergjigjes apo marrjen e vendimeve . Nuk di se cfare duhet te beje qe te jem me e qete dhe mos te jem kaq nevrike . Nevrikosem per gjera banale madje edhe kur nje person me pyet dyher per te njejten gje , pergjigja ime e dyte e sigurte qe do te jet ne nerva e siper . Me jep ndonj keshille te lutem . Te pershendes

  1. M. Xh says:

    Pershendetje,
    Fakti qe keni shkruajtur per problemin tuaj do te thote qe vertet e dini vleren e durimit ne te perditshmen tuaj. Durimi na ndihmon te jemi me te qete, me te permbajtur, me racional ne marrjen e vendimeve dhe me efektive ne aktivitete tona. Per te punuar me shume me durimin tuaj do tju keshilloja teknika te tilla si meditimi (ne nje moment te qete gjate dites, mund te gjeni pak kohe per te risjelle edhe njehere ne mendje situatat me te veshtira qe keni kaluar diten e fundit, ti analizoni ato per te kuptuar se cfare do te kishit bere me mire, si do te ishit pergjigjur ne menyre me te qete, si do te kishit vepruar ndryshe apo edhe ti vini ne pah vetes ndryshimet e vogla ku keni perparuar). Po ashtu aktivitet fizike jane nje tjeter menyre qe mund te ndihmoje. Shkarkimi i hormoneve te stresit nepermjet aktiviteteve fizike na ben me te shendetshem psikologjikisht.
    Se fundmi do tju keshilloja qe te perdornit edhe tekniken e numerimit e cila konsiston ne numerimin me mendje deri ne 10 perpara se ju te ktheni pergjigjen. E di qe kjo ne situata zemerimi mund te jete e veshtire per tu bere, por nese ju merrni 10 sekonda kohe perpara se te ktheni pergjigjen jini te sigurt qe do te jeni ne gjendje te pergjigjeni ne menyre me pak agresive dhe nje pergjigje me te menduar.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV