Eeee 15.11.2019
E di qe eshte ca e cuditshme kjo qe do shpreh po po me ndodhin probleme me te tjeret pikerisht nga pamja ime.Jam 20 vjece vit 3 ne universitet.Jam 1 e 73 e gjate,kam flok te gjat kacurrel dhe sy blu.Peshoj 62 kg.Shoqet e mia e kan problem pamjen time.Disa jan te shkurtera dhe te shendosha,njera esht shum e dobet nenpesh,disa kan hund te madhe dhe pucrra ne fytyr.Disa thjesht nuk kan forma trupore.Kurse ca tjera edhe pse se kan trupin mir po fytyra e tyre esht e bukur.Mua gjithmon me kan mbajtur mbi petale si me e bukura.Nga djemte mar shume ngacmime,po nuk ua ve veshin se e dij qe shumica prej tyre jan te papjekur dhe as kan ndermend per lidhje serioze,duna vetem te luajn.Kur isha ne gjimnaz punova nje vit si modele.Pastaj e lash se mu merzit.Ju perqendrova shkolles.Puna eshte se shoqeria dhe cunat shohin cfare jam jashte dhe jo cfare jam brenda.Pavaresisht arritjeve te mia disa mendojn se kan ndodhur vetem per shkak te pamjes sime.Ne klasen time ndodhi dicka e madhe nje dit.Nuk do ta harroj kurr.Ishim per nje provim dhe isah bashke me nje vajz tjeter kur duhet ta jepnim me goje para pedagogut.Ajo ishye e pergatitur por prap gaboi ne nje rast,un fola me gjat me shum me sakt edhe pse edhe un gabova ne nja dy vende.Por per cudi profesori asaj vajzes i vuri 8 dhe mua 10.U be zhurme e madhe pothuajse ne gjith fakultetin qe kesaj ja dhan noten se pedagogur ja kenaqi syrin.Ajo vajza dhe shoqet e saj me moren inat qe ate dite.Hapin fjale
per mua ne klas,nuk me flasin rruges,dhe nuk kan qejf qe ne provime me goje un te jem afer tyre.Un jam e virgjer,por ka cuna qe me shajn per trupin qe kam,me thone qe do kem bere ndonje pune.Mundohem vertet shum te mesoj ne shkoll po disa me thone qe nuk jam per ato nota te larta,dhe e di shum mire pse i marr.Duke qene se pothuajse ato nota qe i kam 9 e 10 i bekm me profesor keto lend dhe nja dy pedagog jan shum koprrac ne nota,shumicen i kan ngelur ne provime,po mua gjithmone me ven nota te mira.Ato femrat qe me kan inat nuk kan qejf qe un te jem kryetare grupi.Dhe nuk guxoj ti shkoj pedagogut ne zyr aq me pak dekanit nese kam ndonje pune se pastaj dalin fjale.Nuk guxoj dot te vesh nje fustan e taka e te lyhem e rregullohem,se pastaj marr shum shikime rruges,ca cuna me perndjekin ne rrjete sociale.Se na i gjen nr tim te cel se mar vesh.Por pjesa me e keqe eshte shoqeria.Nuk jam paragjykuese jam e gatshme te pranoj cdo vajze qe e do shoqerin time sido qe te duket po shumica largohen sapo u afrohem.DISA thjesht nuk me flasin,te tjere,vec nje ckemi me thone,mi ngulin te gjith sot kur kaloj ose kur pergjigjem ne mesim,shum femra me shajne,dhe i mbushin te tjeret me llafe kunder meje.Asnje shoqe nuk kam sepse nuk e di ca problemi kan me mua,un mir u sillem.Ndihem vetem dhe si objekt per tu pare.Kete vit mbaroj bachelorin dhe nuk e di ende se ca me pret.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
pershendetje Edhe un ndaj te njejtin problem me ju dhe ne shume raste ndihem vetem , pavaresisht se njerezit me gjykojne sikur un mund te kem nje jete perfekte Por ne te vertet kam probleme ne familje dhe Jam e stresuar , pamja ndonjiher me behet problem dhe jo zgjidhje pasi shum njerez mendojne qe Jam mendjemadhe , disa flasin keq per mua pa arsye dhe sinqerisht ndihem vetem !!
Përshëndetje “Eeee”
Shpresoj qe ky mesazh te te ndihmoje sado pak lidhur me problematikat dhe shqetesimet qe te mundojn.
Se pari, dua te te pergezoj qe ke vendosur qe shetesimin tend ta ndash ne kete platform.
Une e konsultoj shpesh kete faqe kryesisht per te lexuar per tematika me natyre psikologjike pasi me intereson si fushe te kuptoj me shume, dhe nuk ndodh qe une te komentoj mbi cfare lexoj ne kete faqe, pra jam nje lexues pasiv. Mirpo, pasi e lexova dy here shkrimin tend, dicka me shtyri dhe kshu vendosa te jap mendimin tim lidhur me shqetesimin qe Ti ke ngritur.
Ne dukje te pare, ajo cfare ti pershkruan, mund te quhet nje bullizem. Porse nuk eshte vetem kaq! Dhe ne fakt eshte trishtuese kur sheh qe njerzit qe ti ke kontakt, mjedisi qe ti frekuenton (universiteti), por jo vetem, edhe pse preupozohet qe studentet ne ate moshe jane me te formuar dhe me te arsyeshem lidhur me mardheniet qe ata krijojne me te tjeret, rezulton, per fat te keq, qe niveli i tyre i pergjithshem ( tw pakten ne ate fakultet ku ti kryen studimet) te lene per te deshiruar.
Nje nivel kaq i ulet, poshterues studente te cilet, duhet te ishin duke menduar/punuar per jeten e tyre, nderkohe merren me jeten e te tjereve. Dhe kjo e ka nje shpjegim: nuk kane nje jete te tyre! Ata nuk jane si Ti! Duan te jene, te kene, ato qe Ti ke, perfaqeson, por qe nuk i kane, dhe ne mungese te cilesive te mira, kjo kategori individesh krijon vetiu kompleksitetin dhe inferioritetin. Te gjendur ne inferioritet perballe bukurise , miresise, zgjuarsise, dhe nje “bote” te ndryshme nga e tyrja, keta individe, bejne gjithcka per ti sulmuar keto vlera qe atyre u mungojne ose nuk jane ne gjendje ti kultivojne tek veta e tyre. Individe te tille, me sjelljen dhe komunikimin e tyre i bejne te tjeret te ndihen keq, ne ankth, te mbyllen ne vetvete, t’i ulin vetebesimin, te ndihen fatkeq dhe fajtore. Madje, ka individe qe per shkak te nivelit te larte te ndjeshmerise e perjetojne jashtezakonisht keq (u le gjurme te thelle ne subkoshiencen e tyre) nje sjellje/trajtim/ dhe komunikim te ngjashem me ate te cilin ti e pershkruan me lart.
Shpreh keqardhjen time mbi rrethanat me te cilat te eshte dashur dhe te duhet te perballesh cdo dit ne nje mjedis me individe te atille. Dhe me lejo te them qe e gjithe gjendja qe te eshte krijuar deri me tani, nuk ka pse te jete me keshtu. Nuk ka asesi pse te ndodhe e njejta gje ne vijim. Pra, askush prej tyre nuk duhet lejusr te te “shkaterroje” boten dhe endrrat e tua. Dhe keshilla me e mire qe une mund te jap se si ata te mos ndikojne nga tani e tutje ne jeten tende, eshte kjo: MOS U JEP RENDESI! MOS BJERE NE NIVELIN E TYRE. MOS U DESHPERO QE disa NUK TE KONSIDEROJNE PER ATE QE JE, PASI FAKTI QE ATA TE SHOHIN ASHTU SI TE SHOHIN DHE NUK DIN TE VLERSOJNE PER ATE QE JE, NUK DO TE THOTE SE TI JE VERTET AJO “FEMER” PER TE CILEN ATO MENDOJN! TI JE SHUME ME SHUME SE SA FJALET E TYRE! MENDIMET DHE FJALET E TYRE KURRSEI NUK PERCAKTOJNE PERSONIN TEND.
Te keshilloj ti shohesh gjerat ne nje kendveshtrim me te gjere, pasi bota nuk vertitet vetem rreth atij mjedisi qe Ty te eshte dashur te frekuentosh deri tash, ashtu sikurse bota nuk eshte e mbushur vetem me individe te atille qe duan te bejne te ndihesh keq! Te siguroj qe ‘jashte’ atij rrethi ku ndodhesh tani ka shume individe qe jane duke pritur me padurim per te njohur njerez si Ti. Te siguroj qe, ndonese jo ne shumice, ka individe te cilet njohja dhe miqesia me Ty do te ishte gezim e “pasurim” per boten e tyre. Prandaj mos e torturo veten me mendime si; “e shoh veten si objekt”! Mendime te tilla duhen flakur! As mos u trishto qe ke pak apo aspak shoqe! Pasi shok/shoqe qe nuk dine te vlersojne per vlerat qe ti mbart, nuk i duhen askujt! Une jam i mendimit qe me mire te kesh miq te vertet, qe i japin kuptim jetes tone me pranine e tyre sesa shok/shoqe te cilet nuk e meritojne shoqerine tone. Une jam me mendimin qe, per sa kohe cdo kush nga Ne ka individualitetin e tij dhe per rrjedhoje vecantite e tij, cdo kush ka te drejten “absolute” te vendose se ke te pranoje ne mardhenie shoqerore. Dhe ne kete pike, une te keshilloj te zgjedhesh te lejosh te hyjne ne ‘shoqerine’ tende ata individe te cilet i japin bukuri jetes tende, percjellin erenergji pozitive, dine te falin dashuri dhe te respektojne. Po ke te tille individesh, edhe te paket te jene ne numer, te siguroj qe ata do te mjaftojne. Edhe nese do te marre nje kohe te gjate te njihesh me njerzit e duhur, besome qe pritja do te shperblehet dhe do te mrekullohesh kur kto fjale per te cilat po shkruaj nje dite te rezultojne te verteta. Te keshilloj qe per t’u njohur me shok/shoqe te cilat me vone mund te behen miqte dhe mikeshat e tua, te shohesh per “njerez” te rinj dhe “mjedis” te ri.
Te pershendes dhe te deshiroj me te mirat. Te uroj suksese me studimet.
Flm
Përshëndetje dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetëm. Është gjithmonë e vështirë kur ekziston një mospërputhje mes imazhit tonë për veten dhe atë se çfarë të tjerët shohin tek ne. Po flas për imazhin e brendshëm, identitetin tonë i cili është ai më i rëndësishmi në mbajtjen e marrëdhënieve afatgjata. Në fakt trupi ynë dhe imazhi që përcjellim së jashtmi për sa i përket marrëdhënieve të vërteta, jo sipërfaqësore venitet dhe nuk ka ndonjë peshë, pasi në një marrëdhënie të vërtetë shohim gjithmonë përtej fasadës dhe emocionohemi me bukurinë dhe forcën e brendshme të një personi.
Bukuria e jashtme nuk ka pse të jetë faktor pengues as favorizues, por edhe nëse ndonjëherë është kështu, nuk është nevoja të vetëfajësohesh për këtë gjë. Por për ta mbajtur në përputhje vlerën tënde me realitetin, është e rëndësishme që te krijosh nuhatjen nëse vlerësimet apo arritjet që të vijnë në jetë janë për shkak të botës tënde të brendshme apo janë të amplifikuara për shkak të paraqitjes së jashtme.
Kështu do të gjesh vetësigurinë dhe forcën për ta mbrojtur veten atëherë kur ndihesh ‘e sulmuar’ për shkak të fizikut tënd.
Shpresoj të të jem gjendur sadopak
Enkeli