Anonime 12.10.2020
Prsh! Jam nje vajze 18 vjece dhe ne jeten time personale kam qene “fanatike”. Nuk kam pasur kurre nje te dashur apo dikujt qe t’i kem fal zemren. S’kam folur kurre me nje djal qofte miqesi apo dicka me shume. Si cdo femer kam pelqyer por asnjeher nuk e kam pranuar apo te kem hedhur hapa me tej. Kane qene thjesht raste kalimtare. Por une jam shume e dashur me te gjithe,nuk di te bej manovra,kurthe apo te zbuloj karakterin e te tjereve me nje shikim. Nuk jam e djallezuar,cdo gje qe bej e bej me zemer. Por mendjen e kam lemsh. Une nuk di te dashuroj,nuk di se cfare eshte te te duan te enderroj apo te tu mungoj. Kercej nga gezimi a lumturi,nuk di si ta quaj, kur degjoj qe dikush eshte interesuar per mua,por ne moment mbledh veten dhe them” hej cfare po ben kshu”. Me duket shume gje e bukur te kem dike ne jete por e mendoj thelle thelle dhe them joo. Por kur shikoj ndonje djale te bukur dua qe te me shoh ,te vere re,dhe kjo eshte shume gabim. Une nuk dua vemendje dua te vleresohem per ate qe jam dhe jo per ate qe duhet te jem apo duhet te sillem. Mendja me behet lemsh bashk me zemren. Mund te pelqej dy djem njekohesisht. Kjo seshte normale. Une nuk dua te kem asnje lidhje asnje lloj kontakti me nje djal. Si mund t’ia bej per kete?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Nga sa lexova me siper mund te them qe ndjenjat dhe mendimet e tua jane
“normalisht” ne konflikt me njera tjetren nisur edhe nga faza (mosha) ne te cilen ndodhesh per
momentin. Askush nuk di te dashuroje ne kuptimin e nje “njohurie” apo “manuali”. Eshte nje
pervoje qe duhet ta kalosh dhe ta perjetosh vetvetiu pa “receta”. Sigurisht qe akoma edhe me
normale eshte te deshirosh te pelqehesh nga djemte dhe ndoshta te pelqesh ti vete – madje edhe
dy te ndryshem (kjo eshte nje nevoje per konfirmim si femer; me pas vjen pervecimi, renia ne
dashuri etj). Konflikti qendron me ate “fanatiken” e dikurshme brenda teje qe I nuk pranon keto
ndjenja te reja si te tuat por sikur nuk te perkasin. Duket sikur vazhdimisht kjo pjese tjetter e jotja
(qe perfaqeson deri diku vlerat prinderore/sociale apo keshillat prinderore) te qorton ne cdo rast
ku “zemra” merr hov apo te nxit “te pelqehesh per bukurine tende”. Megjithate nga ana tjeter
kete do ta shihja edhe si frike tenden per tu rritur (frike nga seksualiteti jot). Perseri edhe kjo
eshte me se e natyrshme pasi je ne udhekryqin me interesant te jetes; te atij midis familjes dhe
shoqerise, midis “mendjes” dhe “zemres”. Nganjehere “hej cfare ben keshtu” shtrihet me teper se
cduhet dhe paralizon gjithcka deri aty sa edhe mendimi I nje kontakti perben dicka te
papranueshme. Ajo qe mund te them ne fund eshte qe ky rrugetim eshte I joti dhe mund te kete
pjese ku mendja dhe zemra do te jene ne konflikt por kjo nuk do te thote qe duhet te ndalesh apo
ta braktisesh kete udhetim.
Gjithe te mirat.