12.07.2016
peshendetje
prej nje viti kam perfunduar studimet me rezultate shmira kam kryere te gjitha praktikat profesionale. praqitem ne shume kompani dhe institucione por nuk me rezultojne te sukseshme, ca te bej jam ne depresion
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershedetje,
Per cfare ke studiuar? Ke nje CV te mjaftueshme per punesimin te kompanit?
Gjithsesi,mund te klikosh te website meposhte dhe te ndjekesh kurse online falas per me shume advantashe dhe eksperiense.
https://www.futurelearn.com/courses/upcoming
Pershendetje,
Kjo eshte nje situate e veshtire per shume te rinj. Ajo qe do te keshilloja eshte qe mos ta humbasesh durimin dhe te vazhdosh te kerkosh me besim dhe perkushtim mundesite e pakta qe na ofrohen. Praktikat vullnetare mund te jene nje mundesi e mire pasi keshtu ti ke mundesi te ushtrosh profesionin tend (edhe pse pa u paguar) por fillon te fitosh eksperiencen praktike qe eshte shume e nevojshme per tregun e punes.
Te uroj fat.
Pershendetje!
Se pari ajo qe deshiroj eshte tju pergezoj per rezultate e aritura. Kjo patjeter nuk eshte dicka qe arihet lehte por me shume vullnet e studim. Eshte shume e dukshme qe vullneti nuk ju mungon pamvarsisht se sa e veshtire mund te duket gjetja e nje vendi pune te denje.
Dua tju inkurajoj te mos hiqni dore nga kerkimi dhe tju jepja disa orientime. Beni kerkime per programe Intershipi te cilat ne Shqiperi se fundmi jane aplikuar ne pjesen me te madhe te kompanive te medha, ( per shkak te rregullave te website nuk ju jap dot emra te kompanive ketu ). Filloni nje parapergatitje dhe merni sa me shume informacion mbi kompani qe operojne ne shqiperi ( bisnese telekominikaciono, biznese prodhimi, banka, reklamash etj). Gjithashtu do ju sugjeroja te krijoni kontakte me kompani te cilat ofrojne sherbimet e rekrutimit. Se fundmi do ju sugjeroja te ndertonit nje CV apo Resyme sipas standarteve qe kompanite ku aplikon kerkojne.
Do deshiroja te mbetemi ne kontakt dhe me tej dhe te me drejtoni pyetje dhe me specifike. Do isha e lumtur tju ndihmoja.
Ju uroj Sukses!