Nevoj 25.01.2024
kam nevoj per ndihmen tuaj jam nj vajz is 21 vjec dhe has dicka ne veten time ,kur ka situata te kqija qe njerzve te tjereu vjen per te qare ,me vjen nga brenda nje e qeshur ,cfare mund te jet kjo ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë!
Po fokusohem në mënyrë direkte tek pyetja jote “Çfarë mund të jetë kjo?”
Ndodh shpesh që individi të përdor mekanizmin e të qeshurës, për të shmangur stresin apo për të
përballuar më lëhtë ndjesitë jo të këndshme për të. Sigurisht, ky fenomen shihet më shpesh tek
fëmijët por nëse përdoret shpesh si mekanizëm mbrojtës, është i dukshëm edhe në moshën e
rritur. Nga ana tjetër mund të ndodh që situata për ty mund mos të ketë aq rëndësi dhe peshë sa
njerëzit e tjerë dhe kjo është shumë ok. Nuk jemi të detyruar që diçka ta përjetojmë po njësoj.
Gjithashtu po supozojë (duke qenë se kam pak informacion në letrën tënde) nëse më parë ke
pasur një situatë ku je kritikuar për të “qeshurën” tënde në një moment që më të rriturit mund ta
kenë vlerësuar se nuk duhej, kjo mund të ketë shtuar deri diku ankthin tënd se mos ndoshta
situata përsëritet.
Unë të ftoj të më rishkruash për të më thënë se ku e gjen veten më shumë dhe të më tregosh një
situatë më konkrete duke u fokusuar në këto pyetje: Çfarë ndodhi? Si u ndjeve ti në ato
momente? Çfarë po mendoje? Për çfarë kishe nevojë?
Uroj që kjo përgjigje të të ketë ndihmuar apo të nxisë diçka tek ti.
Kujdesu për veten,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike!
Rasti konkret ishte kur djali mu vra padashje ne toke dhe fillimisht u shqetesova pastaj vjen vjerra dhe ajo u shqetesua per djalin ,kur ajo shqetesohej per cunin me vinte per te qeshur , un jam e vetedijshme ne ato caste qe ajo qeshja eaht jo normale dhe jasht karakterit tim
nuk e di pse kur dikush tregon gjera te dhimbshme per veten e tij pse duhet tme vij per te qeshur