Këshilla/Blog

Megi 28.01.2021

Pershendetje, kam femijen 5 vjec dhe ka disa dite qe shfaq reagim agresiv ne klase parashkollor. Kur e merzit dicka hedh gjerat pertoke, dhe eshte I pa menaxhueshem. Kerkoj ndihmen tuaj se si duhet te sillem dhe menaxhoj kete situate dhe nga ana e mesueses. Theksoj se nuk ka kaluar asnje situate kritike prane familjes.

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Më vjen mirë që po ndan shqetësimin tënd, mirëpo ti si je? Shqetësimi për fëmijën është shumë i madh dhe dua të dij ti si je në këtë periudhë? Si po e përjetoni sjelljen e fëmijës? Ti thekson se nuk ka ndodhur asnjë situatë kritike në familje..dhe nuk ka nevojë të ndodhë dicka e tillë, ama mundet që fëmija të ketë një vështirësi emocionale që nuk po mundet ta kuptojë dhe ta artikulojë. Emocionet e forta janë shumë të vështira për fëmijën të menaxhohen dhe të kuptohen, ai po kërkon ndihmën tuaj dhe ju po kërkoni ndihmë diku tjetër. Është e nevojshme të ktheni shikimin tek njëri tjetri dhe të përpiqeni të komunikoni.. Të gjëni emocionin..të gjeni fjalën së bashku për ta përshkruar emocionin..Komunikimi me mësuesen dhe psikologen e kopshtit (nëse ka) është e rëndësishme që të jeni në një linjë komunikimi me fëmijën që ai të mund të menaxhojë vështirësitë emocionale që ndjen.
    Mundet që fëmija të ndjejë edhe shqetësimin tuaj..dhe ndihet edhe ai i shqetësuar.. Do doja të dija më shumë për ty.. Nëse ke dëshirë të komunikosh mund të shkruani sërisht dhe komunikojmë..
    Kujdesuni për veten,
    Arela

  2. Dona says:

    Dhe un te njëjtin problem kam me djalin 5 vjeçar esht shum hiperaktiv me lindjen e vajzës dhe pse esht ber nje vit perseri si ka kaluar xhelozia dhe pse përparësi gjithmon i japim atij qe te mos ndihet keq por ka shpërthime zemërimi shum te forta ketë koh dhe un jam shqetësuar shum per te

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV