10.08.2017
Pershendetje! Jam vajze 19 vjece shpresoj te jem e qarte ne problemin tim ndoshta mund te duket i kote krahasuar me probleme te tjera po me mundon shume! Gjithmone kam
qene person qe kam menduar shume per vete dhe te ardhmen time, sidomos per studimet e mija.Jam munduar te jem nje studente e mire gjithmone ,nuk eshte qe kam qene shume e dalluar por prap kam pasur aftesite dhe normalisht dhe dobesite si cdo njeri.Perderisa isha me gjimnaz gjithmone ka qene enderr e imja te pranohesha ne universitet te mbaroja te gjeja nje pune te mire dhe me nje fjale te jem e suksesshme.Nuk me kan preukupuar shume aspektet e dashurise skam pasur ndonje interesim te madh gjithmone primare ka qene vetja ime dhe suksesi im .Mbarova gjimnazin me nota te shkelqyshme . Iu nenshtrova testit pranus dhe nuk u pranova , ishe zhgenjimi me i madh qe kisha pasur . Besoj zhgenjimi ne njerez te tjere eshte me i lehte se zhgenjimi me vetveten … kam qajtur me nete te tera , e di mund tju duket e kote kjo qe po flas.. Desha te pauzoj dhe te provoj prap ne vitin e ardhshem por prap vendosa te shkoj ne universitet privat.Por asnjehere te vetme sjam ndjere e qete dhe e lumtur e as e kenaqur me veten time .Perfundova vitin e pare me mesatare 10.0 sukses shume i mire prap me ka ngelur peng ai deshtim qe pata , ndjej nje inat ndaj vetvetes qe nuk e arrita ate qe kam dashtur. Nuk kam pasur presion asnjehere nga familja me kan mbeshtet shume gjithmone por prap ndjehem e zhgenjyer . Me duket qe sdo arrij asgje me kete universitet qe e zgjodha ,e zgjodha te tille qe ne kete vit te provoja prap ne universitet publik .Por ky vit ishte shume i veshtire per mua , nena ime eshte ne gjendje te keqe shendetsore , vendosa te provoja prap por prap ne drejtim tjeter nga ai i vitit te kaluar sepse thash ndoshta ka qene zgjedhje e gabuar e imja ajo e para por prap nuk u pranova ndoshta nuk munda te pergaditeja sa duhet per shkak se ndihem keq psikologjisht nga gjendja e nenes dhe normalisht duhej ti qendroja afer e nuk pata shume kohe te mesoja per provim pranues qe duhej nenshtruar por un u theva serish dhe serish ndihem e paafte , nuk e kam me vetbesimin qe kam pasur dhe nuk e di pse nuk mund te arrij ate qe dua, ndoshta edhe per shkak se un si person stresohem shume , I overthink gjerat shume dhe gjithmone e ngarkoj veten me mendime pesimiste . Ndonjehere them nuk pata fat, ndonjehere me vjen ti them vetes ;sepse je budallaqke! Ndonjehere them nuk do tte dorzohem derisa te arrij ate qe dua, ndonjehere skam force, ndonjehere them te vazhdoj me kete fakultet qe kam zgjedhur dhe te mos mendoj me sepse mendoj aq shume saqe mduket qe do tme eksplodoje koka… se di thjesht jam e zhgenjyer totalisht me vetveten dhe me dhemb se nuk e kam merituar te perfundoj e pakenaqur me veten time kur gjithmone kjo ka qene gjeja qe me se shumti e kam dashur.. ndjej pesimizem dhe ndjej sikur do perfundoj pa pune dhe pa sukses , e di jam shume e re te preukupohem nga kto gjera qe me nje fjale i perkasin nje te ardhme me te larget por s’mund ti shmang ,thjesht ndonjehere dua ta di se pse po me ndodh mua kjo, a eshte valle gabimi tek un , dua ta di se qfar po veproj gabim qe te mos e perseris me , qe tbehem me e mire… Ju faleminderit paraprakisht ,ju kerkoj falje qe ju duhet tlexoni kaq shume qe shkruajta .Gjithe te mirat !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Te gjtiha keto gjera qe ti mendon dhe gjendje emocionale qe ke kalur jane krejt normale fduke patur parasysh gjithe ngjarjet qe ke kaluar.
nese ke nevoje per ndihme kerkoje, merr pak me shume kohe per veten deh gjerat q t bejne te ndihesh mire edhe beji.
Dedikoji vetes momente te qeta dhe te lumtura.
Don’t be so hard on urself! Things will fall into place!
Hugs,
Aria