18.04.2017
Pershendetje doja te pyesja per dicka ! Nese nje person i semure me Hiv gjat momentit qe bisedon teshtin e disa cirka te beshtymes se tij te futen ne goje tende .eshte e mundur te infektohesh me semundjen ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Jo nuk ka shanca, hivi nuk shprendahet permes teshtitjes.!
Pershendetje!
Per transmetimin e virusit HIV pervec faktit qe personi qe keni perballe duhet te jete I infektuar, detyrimisht duhet që dhe virusi I cili deperton ne organizem të jetë në sasi të mjaftueshme në lëngun biologjik. Virusi HIV ndodhet në sasi të mjaftueshme për të transmetuar infeksionin në këto lëngje: gjak, spermë, sekrecione vagjinale, qumështin e nënës, lëngun amniotik dhe çdo lëng biologjik që përmban gjak të dukshëm me sy.
Keshtu qe shanset e infektimit me HIV nepermjet sperklave te peshtymes jane 0.
Gjithe te mirat!