Këshilla/Blog

22.08.2016

Ju lutem me tregoni motra ime esht shtatzen ka dy binjak por tash ne javen e 5 te shtatzanis ju ka lajmru sheqeri a mujn me ii vdek bebat a? Apo qka munet me ndodh me te ,

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje,
    besoj se e keni shkruar gabim moshen e barres. Mos po thoni qe eshte 5 muajshe me barre, shtazani binjake, dhe eshte diagnostikuar me diabetin e barres? Apo eshte diabetike qe per para , dhe tani qe eshte shtazane ka friken e komplikacioneve?
    Ne rastin e pare, diabeti i barres, nese eshte i lehte, zakonisht kerkon nje diete te stabilizuar dhe nje ndjekje me te shpeshte, sipas protokollit. Duke qene dhe me binjake, aq me teper. Ne raste me te theksuara, kerkon mjekim me insuline, dhe ndjekje te ngushte nga obstetri dhe endokrinologu. Por ne te dy rastet, vdekjet e bebave jane shume te rralla, dhe ne rastet e pavleresuara apo te patrajtuara.
    Ne rast se ajo ka qene diabetike qe me perpara, perseri i duhet mjekim shume i kujdesshem dhe kontroll i shpeshte.
    Por , sic ju thashe, rastet fatale jane shume shume te rralla kur ndiqen me kujdes pacientet.
    I shkofte mbare motres tuaj.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.