Ema 01.04.2022
Mirmbrema kam njohur nje goc tek puna para nje viti , por eshte tip i ftoht , nuk shprehet shume kur eshte ne rregull te keshillon te shkruan kur nuk eshte mbyllet ne vetvete dhe flet shum keq, kemi pasur shum debate , jam lenduar eshte normale por nuk dua ta humb . Eshte tip qe nuk do ti shkruash me thot me asfikson te me shkruash 24 ore. Nuk dua ta humb
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, të falenderoj që na ke shkruar për atë cka të shqetëson. Marrëdhëniet njerëzore janë shpeshherë komplekse dhe të vështira për faktin që të gjithë jemi ndryshe. E kuptoj mënyrën sesi ndihesh dhe pasigurinë që shkakton tek ti kjo paqëndrueshmëri nga ana e saj. Njerëit kanë komplekse të ndryshme si edhe problematika të ndryshme në jetën e tyre të cilat jo detyrimisht lidhet me ne personalisht. Kam ndjesinë se në fakt ajo që ndjen është një pasiguri në vetvete nëse e meriton shoqërinë e dikujt po jo. Mbase luhatjet e saj i lidh me sjelljen tënde. Do të ftoja të flisnim më gjatë në lidhje me këtë. Duke eksploruar mund të kuptojmë së bashku se në fakt nuk je ti ajo që shkakton këtë sjellje tek shoqja jote por vet problemet e saj. Në të kundërt mund të eksplorojmë se cfarë nevoje ke për këtë vajzë dhe si do ndiheshe nëse nuk do të kishe më shoqëri me të. Cfarë do të mungonte prej saj? Po më thua që ke patur debate të cilat të kanë lënduar. Cfarë të ka prekur më së shumti në këto debate? Më jep ndjesinë se ke një ndjenjë vetmie. Ashtu sic thashë, njerëzit kanë probleme të cilat lidhen me vet ata, ndoshta gjendja e saj emocionale nuk është optimale për arsyet e saj, arsye këto të cilat jo detyrimisht lidhen me ty. Ndjesia jote e empatise si edhe nevoja që ke per te, të bejnë të ndihesh e shqetësuar.
Të ftoj të na shkruash sërish sin ë letër ashtu edhe në chatin online të faqes sonë. Uroj të të kem ardhur sadopak në ndihmë.
Oliana