Këshilla/Blog

Guri 13.02.2024

Përshëndetje  ju uroj që të jeni mirë. Kam një Hall, kam gati dy vjet që kam.dhimbje dhe mpirje te qafës nga ana e majt me jep bllokim edhe tek Veshi Majat..Isha në kontroll dhe çtë them me kan bartur nga njëri Mjek tek tjetri dhe asgjë nuk ka rezulltate,sa që me dërguan edhe ne konsulltim tek një Psikiatër,por prap kot. Kam shqetësim të lart dhe jam bere merak, sa që tani edhe Psiqikisht jam lodhur. Ju përshëndes.

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Guri,
    Faleminderit që na keni
    shkruar për të kërkuar
    ndihmë. Mua më vjen keq
    të dëgjoj për vështirësitë
    shëndetësore që keni dhe
    përvojën tuaj të vështirë
    me dhimbjen e qafës dhe
    mpirjen në vesh. Është e
    kuptueshme që pas gati
    dy vitesh të përballjes me
    këto probleme të
    shëndetit, të ndjeheni i
    lodhur dhe i shqetësuar.
    Unë e gjykoj të
    rëndësishme që ju të
    kryeni ende kontrolle tek
    mjekë specialist për të
    bërë një pasqyrë të plotë
    të gjendjes tuaj fizike.
    Vazhdoni të punoni me ta
    për të gjetur zgjidhje për
    problemet tuaja

    shëndetësore dhe
    ndërkohë, përqendrohuni
    në aspektet që mund të
    kontrolloni si të mbani një
    stil jetese të
    shëndetshme, Si fillim,
    unë do ju sugjeroja disa
    këshilla psikologjike që
    mund të ndihmojnë në
    menaxhimin e stresit dhe
    në qëndrimin më qetë në
    këtë situatë.
    –          Unë do ju
    këshilloja të ndani
    vazhdimisht me
    njerëzit rreth jush
    përvojën tuaj dhe
    ndjenjat që keni, pasi
    rritja e
    ndërgjegjësimit në
    lidhje me këtë mund
    të ndihmojë në
    lehtësimin e stresit.
    –          Sigurohuni që
    të keni kohë për
    veten dhe për
    aktivitete që ju
    relaksojnë dhe ju
    japin kënaqësi.
    Kujdesi për veten
    është thelbësor për
    mirëqenien mendore.
    –          Mësoni të
    praktikoni teknika të
    ndryshme të
    relaksimit si meditimi,
    yoga ose vizualizimi
    për të ulur nivelin e
    stresit dhe tensionit
    emocional.
    –          Ushqimi i
    shëndetshëm,
    ushtrimi dhe gjumi i

    mjaftueshëm
    gjithashtu kanë një
    impakt të madh në
    mirëqenien tonë
    fizike dhe mendore.
    Sigurohuni që të keni
    një rutinë të rregullt
    në këto aspekte të
    jetës suaj.
    Nëse ndjeni se stresi dhe
    ankthi po ndikojnë në
    cilësinë e jetës suaj,
    konsideroni të kërkoni
    ndihmë nga një terapist
    për të zhvilluar strategji
    më të personalizuara për
    menaxhimin e këtyre
    ndjenjave.
    Kujdesi për veten dhe
    përkushtimi për të
    përmirësuar mirëqenien
    tuaj, si fizike ashtu edhe
    mendore, janë thelbësore
    në kohë të vështira.
    Ju uroj sukses dhe shërim
    të shpejtë! Nëse keni
    nevojë për më shumë
    ndihmë ose këshilla, mos
    hezitoni të na shkruani

  2. Guri says:

    Faleminderit qe ndatë kohë për mua lidhur me shëndetin tim. Unë gati tre vite jam në mjekim pa shërim, tre vite në mjekim dhe pa sukses, nuk po arrijë dot si dhe përse kështu kemi ngel në këtë gjendje. Mjekët bëjnë praksë në trupin shëndetin e pacientëve, ata nuk shërojnë këtu tek neve por vetëm bëjnë ndryshim të terapisë, nëse të shërojnë të shërojnë me të qëlluar e jo me dituri, flas për mjekët në Maqedoni të veriut. Besoni se edhe psiqikisht jam lodhur nga vajtjet tek mjeku nga njëri tek tjetri por pa sukses. Ju përshëndetje juve përzemërsisht.

  3. Linaaa says:

    Pershendetje Guri,edhe une e kam ket problem edhe po ne ket faqe kam kerkuar ndihm sepse isha te qdo mjek ketu ne Zvicer dhe me kan then gjithqka ne rregull i kam ber te gjitha me kan then nga muskujt e qafs,kur me kap veshi i majt me skuqet me mirren mend sdi qysh qendroj ne kemb kur te kem shum shqetsime me femi ose frik sepse vuaj nga qrregullimi i ankthit me kap me shpesh,te gjitha i kam bere mkan then ose nga qafa ose nga migrena…ndoshta edhe mga muskujt e shtrenguar…tani mendoj qe edhe kete e kam psikologjike.

  4. Guri says:

    Përshëndetje Lina, juve cfar keni përdorur. Për gjendje shëndetësore personale çfarë medikamenre, apo cka keni përdorur. Sepse edhe mua ma ka rënduar Psikologjin, kam shqetësim po frikohem mos po më lë pasoja. Ju përshëndes.

  5. Lina says:

    Pershendetje Guri,une kam ber psikorerapi per qrregullin ankthi por mbas nje kohe pata ket problem me vesh e qaf mbas veshi shum keq isha,jo skam perdor asgje sepse ketu nuk te japin as qetsuesin me te vogel vetem me thonin nga mjeksia je 100% ne rregull mbas te gjitha analizav qe mi kan ber dhe me thonin shko te psikiatri,eee po kur kisha shum dhimbje dafallgan kam perdor…sepse me nuk shkoja ne spital…ishalla te kalon.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV