Këshilla/Blog

Kumanovari 24.01.2021

Përshëndetje e nderuar. Kam një kërkes për ndihmë nga ju. Unë në vendin e punës kam pasur një Problem të madh me britma të mëdha nga pala Maqedonase.
Tash nga ndonjëher po më ripërsëriten fjalët e njejta që i kemi përdor në atë zënkë. Isha te Psikiatri më bërë një kontroll me aparat ma vendoste aparstin ndër Vesh nga dy anët, ndër noful. Dhe erdhi në përfundim se Psiqikisht nuk kam problem jam në rregull. Por më vie nga ndonjëher sikur po më ik mendja. Çfar mundeni të më ndihmoni. Ju faleminderohem përzemërsisht . Me Respekt nga unë Kumanovari.

  1. MSc. Lediona Braho – Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,
    Nga letra juaj kuptoj se problemin që ju ka ndodhur në punë vazhdoni ta ripërjetoni në të tashmen. Ky ripërjetim mund të vazhdojë për pak kohë dhe të zbehet vetë, por nëse zgjat përtej një muaji, do t’ju ftoja që të kërkonit ndihmën e një psikolog/je për ta trajtuar atë. Është një shqetësim i njohur që lidhet me përjetimin e një ngjarjeje të fortë negative ose një ngjarjeje tronditëse, e cila të ka nxitur emocione të forta, të cilat truri/ mendja vazhdon t’i mbajë ende. Sa më herët ta kërkosh ndihmën profesionale, aq më herët do t’i japësh vetes mundësinë për ta qetësuar mendjen nga këto shqetësime.
    Të përshëndes,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV