Këshilla/Blog

Lisa 07.10.2022

Pershendetje! Shqetesimi im eshte se jam shume e ndjeshme, shume meraklie. I mbimendoj gjerat aq shume sa me dhemb koka dhe me krijohen trazira stomaku. Shqetesohem tej mase per gjendjen jo te mir ekonomike te familjes ashtu dhe per prinderit. Shqetesohem per cdo problem dhe mbingarkoj veten. Sado qe mundohem nuk e evitoj dot. Cfare me keshillimi ju lutem, pasi po perkeqesoj dhe gjendjen time shendetesore. Faleminderit!

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Lisa,

    Më vjen mirë që na ke shkruajtur. Së pari më lejo të të them se të jesh e ndjeshme nuk është diҫka për t’u shqetësuar. Qenia njerëzore është e aftë të ndjejë dhe përjetojë emocione. Është normale kur ke problem financiare në familje të fillosh e të shqetësohesh. Por në momentin që niveli i shqetësimit ndikon në përditshmërinë tënde, ta bën më të vështirë të funksionosh gjatë ditës, duke ndikuar kështu dhe në gjendjen tënde fizike, atëherë duhet të punosh për/me veten.

    Ti je 21 vjeҫe dhe nuk e di nëse je në shkollë apo punon. Nëse je në shkollë dhe/ose pa punë, supozoj se i rrit akoma më shumë ndjenjat e tua të fajit ndaj situatës së prindërve. Do të ftoja të më shkruaje më shumë në lidhje me këtë. Si ndihesh ti në lidhje me gjendjen e vështirë ekonomike që po kalon familja jote? Cfarë të shqetëson ty më shumë? Gjendja e tanishme apo e ardhmja? A mendon se është dicka në dorën tënde? Si mund ti ndihmosh ti ata? A po të ndihmon fakti që po shqetësohesh kaq shumë apo thjesht përkeqëson gjendjen tënde? Si mund të ndihmosh veten tënde dhe më pas familjarët e tu? Lisa, dua të theksoj se disa gjëra nuk janë në dorën e fëmijëve pavarsisht dëshirës së madhe që ka një fëmijë për të ndihmuar prindërit. Një fëmijë mund të kontribuojë dhe të ndihmojë me aq sa mundet, por nuk është përgjegjësia e tij aq më tepër në moshën tënde ku supozojë se ende nuk ke një profesion tëndin. Në momente që vë re se je duke mbi-menduar dhe kjo ndikon në gjendjen tënde emocionale dhe fizike, të sugjeroj të ndalosh ciklin e mendimeve dhe të fokusohesh në të tashmen TANI dhe KËTU. Fokusohu në atë që ke ti në dorë. Unë mbetem në pritje të letrës tënde të radhës për pyetjet e mësipërme apo për ҫdo shqetësim tëndin.

    Gjithë të mirat!

    M.Sc. Bylyre Serjanaj
    Psikologe Klinike

  2. Lisa says:

    Ju me kuptuat mjaft mire pasi eshte e vertete qe jam studente dhe e pa pune. Ju falenderoj per pergjigjen dhe keshillen tuaj. Ndjehem mire qe me aq pak sa fola per shqetesimin tim ju me kuptuat dhe keshilluat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV