22.08.2016
Pershendetje, Pytje per Psikologun
Kam pasur nje shqetsim te madh duke menduar se me kandodhur diqka shume e keqe lidhur me shendetin Tim dhe kam vizituar mjekun perkates dhe me ka thene se nuk e kam at cfar une kam menduar, por edhe pasi mjeku ma sqaroj se skam asgje perseri shqetsimii nuk me heket nga Koka dhe e kam ne mendje ne qdo moment nuk me le te qetsohem per asnjee qast
Cfar te beje si ta largoj kete nga koka
Pasiqe edhe pse mjeku me tha se Skam asgje une perseri nuk mund ta largoj nga koka at breng qe ne fakt nuk duhet ta kem
Te lus tme tregosh cfar te perdor Apo cfar te beje qe ta largoj nga koka kete dhe te jetoj e qet?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Keni bere shume mire qe keni shkruajtur ne kete portal, shpresoj qe adresimi i shqetesimit dhe keshillat tju ndihmojne te kaloni kete gjendje. Ju keni permendur qe keni bere vizitat mjeksore dhe ato ju tregojne se jeni e shendetshme. Me lejoni tju pyes nese edhe para vizites, edhe tani, ju keni evidenca\ simptoma qe ju bejne te besoni qe dicka nuk po shkon me shendetin tuaj. Prej sa kohesh kane filluar keto mendime? Do ju ftoja te mendoni edhe per kohen ne te cilen kane filluar, keni kaluar ndonje situate te veshtire shendetesore me ndonje te aferm/familjar tuajin?
Keni bere shume mire qe keni bere nje vizit tek mjeku perkates. Tashme e gjithe puna duhet bere nga ju vete. Do te ishte mire qe te filloni ti zevendesoni keto mendime negative mbi shendetin me mendime pozitive. Po ashtu, ju sygjeroj qe te merreni me aktivitete te ndryshme gjate dites dhe te mos kaloni kohe te gjata duke menduar por te jeni e perfshire vazhdimisht ne aktivitete. Flisni me miqte, familjaret, kaloni me shume kohe me ta, frekuentoni aktivitete sebashku. Kjo do tju mendoje qe te mos fokusoheni vetem ne mendimet tuaja por te jeni e perfshire ne aktivitete dhe gjera te ndryshme. Mos harroni ti kushtoni kohe edhe gjerave qe ju bejne te ndjeheni mir, te merreni me nje sport, te lexoni etj.
Uroj te kem ndihmuar sadopak.
Gjithe te mirat 🙂
Kam mastrubuar shpesh dhe vetem ne ferkimm por me hyrii nje frik se mos kam humbur virgjerine
Vizitova gjinekologun dhe mA konfirmojj se nuk kam aanjee demtim tee himeniit
Por perserii kjo frik me shoqron qdo moment dhe sme hiqet nga koka
Per ket arsyjee deshta nje keshill nga psikologu
Ju kuptoj, e gjithe frika juaj lidhet me humbjen e virgjerise. Edhe pse kete tashme e keni verifikuar tek mjeku perkates, ju shprehni qarte se jane mendimet ato qe nuk ju lene te jetoni ne paqe edhe duke ditur se ju nuk e keni demtuar himenin. Une e kuptoj kete frike tuajen, pasi ne jemi nje kulture qe virgjerine e nje femre e cmojme si vlere te forte per ndershmerine e saj. Une do te ftoja te reflektoje mbi disa pyetje, ndoshta do te ndihmonin te kuptoje dhe te menaxhoje me mire friken tuaj ndaj humbjes se virgjerise. Cfare kuptimi ka per ty personalisht virgjeria, çfare do te thote per ty nese nuk je e virgjer? A eshte virgjeria e vetmja qe ju ben nje njeri te ndershem, te drejte? Cilat jane gjerat qe ti vlerson me shume tek vetja jote, pikat e forta me te cilat ti lufton per te perballuar veshtiresite qe te dalin?
Përshëndetje
Nga ajo qe shkruan kuptoj qe po kalon një kohe te vështire, pasi shqetësimi për shëndetin ka një ndikim te drejtpërdrejte ne mirëqenin emocionale.
Po me thua se ke takuar mjekun dhe je konsultuar me te. A mund te me thuash cili është shqetësimi yt ne shëndet? Ve re se e ke te vështirë ta thuash pasi as ne këtë letër nuk e ke shprehur? Cfare ekzaminimesh ke kryer dhe cfare te kane komunikuar ne këto ekzaminime?
Cfare simptomash biologjike ke lidhur me shëndetin tënd dhe sa shpesh i ndjen ato?
Dëgjohemi përsëri për te diskutuar mbi shqetësimin tënd
Sabjola Bregu