Ajda 27.12.2019
Pershendetje deshta mju pyet a eshte e mundur te jesh shtatzene e mos ta dish deri ne kohen kur lind ,kam lexuar per “shtatzani kriptike“ neper disa faqe amerikane dhe jam e shqetsuar mardhenie nuk kam pasur qe 6 muaj ,kam bere dhe analiza gjaku dhe eko me kan rezultuar negativ,pra a ekziston shtatzania kriptike (cryptic pregnancy) nese veqse ke degjuar per tee,harrova ta ceki qe edhe ciklin menstrual e kam pasur prezent gjate ketyre muajve.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, shtatezania kriptike eshte nje term qe perfshin shtatzanite te cilat nuk kuptohen derisa fillojne dhimbjet e lindjes. Megjithate ndodh ne raste shume te rralla. Perderisa te gjitha kontrollet (analiza gjaku dhe eko) te thone qe nuk je shtatzane dhe prania e ciklit menstrual, jane shenja me shume te nje shqetesimi me natyre psikologjike.
Gjithe te mirat
Stafi i Nuk Je Vetem