Dona 30.07.2020
Pershendetje!
Jam e martuar qe nje vit e gjys, kam provuar me mbet shtatzen po nuk po mundem. Ciklin e kam te qrregullt, si dhe gjate mardhenies une nuk mundem me pranu orgazmen e burrit, dmth une smundem me kry mardhenie e as me ndje dicka Me kane thene qe jam e ftohur ne fund te barkut, kam bere analiza por kam pak qrregullime hormonale. Ju lutem nje pergjigjie se cfare te beje ? se du te mbes shtatzen dhe te kem mardhenie me burr normale,
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Me vjen keq qe nuk po ndjeheni mire me veten e me bashkeshortin. Edhe pjesa e shtatzanise eshte e rendesishme. Cikli i cregullt mund te jete pasoje e luhatjeve hormonale. Duhet nje konsulte me mjekun qe te te tregoje nese eshte dicka minimale, qe shumica e grave te reja e kane, apo eshte dicka qe duhet mjekuar. Pjesa e kenaqesise ka te beje se pari me mardhenien qe ti ke me veten tende dhe me trupin tend. Duhet te kuptosh cfare te pelqen dhe ate te mundohesh ta eksplorosh se bashku me partnerin tend pastaj. Kurse per shtatzanine, duhen bere disa analiza sipas protokollit. Drejtohuni tek specialisti qe t’ju orientoje.
Ju shkofte mbare.