Nene e re 05.12.2023
Pershendetje NJV . Bera test javen qe kaloi dhe me doli pozitive se jam shtatzen. Bera dhe nje analize gjaku per tu siguruar qe jam dhe me doli dhe ajo positive dhe se jam 4 javeshe. Mirepo mua tani me vijme shume pyetje ne koke. Fatkeqesishte jam ftohur dhe kam frike te kollitem ose teshtije se mos forca e demton fetusin
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na keni shkruar. Eshte e natyrshme qe te kemi frike kur ndodhemi perballe nje situate te cilen nuk e kemi perjetuar me pare. Per nje shtatzani te sigurt dhe te mbare ju rekomandojme qe te kryeni nje vizite tek gjinekologu sa me pare ne menyre qe te merrni instruksionet e duhura per gjerat qe duhet te beni kujdes si dhe per trajtimin apo vemendjen qe duhet ti kushtoni vetes gjate kesaj periudhe qe jeni ftohur.
Gjithe te mirat dhe shtatzani te qete,
Stafi i nukjevetem