Këshilla/Blog

11.04.2016

Si mund te shmang qendrimin me ore te gjata para kompjuterit?
Ju lutem me jepni disa keshilla!!!

  1. Anonymous says:

    Pershendetje, doja tju pyesja se per cfare qellimi e perdorni kompjuterin?
    Nese perdorimi me ore te gjata nuk eshte per qellime pune dhe ju ndjeni qe qendrimi me ore te gjata ju ben dem atehere do te sygjeroja qe te fillonit te vinit disa orare, pra ta ndanit kohen tuaj per aktivitetet e dites, detyrimet, impenjimet, dhe nje kohe per kompjuterin. Perdorimin e kompjuterit mund ta vendosni disa here gjate dites por ne orare te shkurta, dhe do ju sygjeroja te ishit i perpikt me zbatimin e orarit.

  2. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje,
    ju falenderoj qe i jeni drejtuar faqes “Nuk je vetem”.
    Varesia nga mjetet elektronike eshte sot problem per shume te njerez. Nuk e di moshen tuaj, dhe as profesionin, por, perpiquni te organizoni diten tuaj, ngarkojini vetes detyra, lini takime me miq apo te aferm, dhe perpiquni qe ti qendroni korrekt axhendes qe ju vendosni. Mos u ushqeni perpara kompjuterit.
    Ju mund te edukoni veten per ti dhene sendeve apo objektivave personale rendesine qe u takon.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.