Këshilla/Blog

08.11.2016

Persh. Jam ne lidhje me nje djale, kemi nje vit lidhje bashk, shkojm shum mir, duhemi shum, gjat gjithe ketij nje viti qe jemi bashk, ai nuk esht se me ka kerkuar te bejm marredhenie, por kohet e fundit, nga menyra si flet, nga sjellja me ka len te kuptoj qe ai deshiron me shume, deshiron te jem e tija edhe ne kete aspekt. Kam deshire, por nga ana tjeter nuk dua ta bej kete hap, pa u fejuar, kam frik. Ne e kemi per seriozisht, kemi biseduar edhe per fejese por nuk e di si te veproj, si ti pergjigjem nevojes se tij.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje!
    Më vjen mirë që na ke shkruar. Ti je në dilemë dhe mesa shkruan nuk ke biseduar ndonjëherë me të dashurin tënd për këtë dilemë, por nisesh nga disa ndjesi dhe kuptime që ke marrë nga sjellja e tij. A do ishte më mirë sikur të bisedonit për këtë vendim që të merrej nga të dy? Ju cfarë moshë keni?
    Në një lidhje, një rëndësi shumë të madhe ka intimiteti në çift, por fillimi i aktivitetit seksual në cift duhet te jete vendim i te dyve, jo vetem si plotesim i nevojes se njerit.
    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak.
    Të uroj gjithë të mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV