02.11.2017
Pershendetje. E kam permendur edhe me pare problemin tim me skuqjen. Kam bere te pamunduren ta ndaloj skuqjen duke pare ne you tube video te ndryshme,por nuk kam bere asnje ndryshim, per me teper me duket se me eshte shpeshtuar. Te sfidoj mendimet negative per veten time nuk di ta bej. Nuk di si ti sfidoj. Them me veten time: “ok,cdo gje eshte ne rregull, qetesohu, merr fryme, ti nuk do skuqesh sepse nuk ka asgje per tu skuqur”. Por ne fakt une perfundoj duke u skuqur. Skuqem aq shume saqe nuk di c’te bej, c’te them. Te tjeret me shikojne cuditshem duke thene:shiko si u skuq kjo. Kjo eshte ajo qe me nervozon dhe me skuq edhe me shume. Mund ta marr veten vetem kur asnje person nuk me shikon. Kjo ka ndodhur shpesh here me familjaret e mi dhe ato me thone pse skuqesh,une nuk di c’pergjigje ti jap. Ose kur pergjigjem ndonje pyetje ne klase ,une perpiqem ta them shume shpejt ne menyre qe te mos skuqem dhe te tjeret te mos me shikojne. Perpiqem qe te qendroj ne nje vend ku te tjeret mos me shikojne. I mbaj gjithmone floket leshuar qe te tjeret te mos kene mundesi te me shikojne kur skuqem. Kur me del ndonje person I njohur(familjare,te aferm,shoqeria) perpara ne rruge,shkolle,kudo qe te jem,mua me fillon ankthi,zemra me rreh shume shpejt dhe perfundoj duke u skuqur. Me duket e pamundur te luftoj skuqjen,sikur te mos mjaftonte vetem ankthi. Nuk I luftoj dot mendimet qe me vijne ne koke. E di qe me e mira e te mirave eshte keshillim me psikologe,por nuk kam mundesi. Mund te me jepni ju disa keshilla cfare te bej ose ushtrime ndoshta.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ju falenderoj per pyetjen tuaj!
Dua qe te shkosh tek nje dermatolog te besh nje vizite nese eshte nga gjendja hormanale apo eshte dicka e natyrshme qe nuk varet nga faktoret biologjik. Ndonjehere zgjedhja me e mire eshte qe te perballesh ti vet me problemin tend. Mund te eksperimentosh me veten tende duke dalur para pasqyres dhe ti thuash vetes tende qe te eshte skuqur fytyra, nese nuk ndodh kjo, provoje deri sa te arrish. Shikoje veten ne pasqyre dhe thuaj qe kjo do largohet shpejt, kjo eshte dicka normale, kjo eshte dicka qe kalohet lehte. Duhet ta pranosh veten ashtu sic je, ndonjehere kjo ndodh nga turpi, por ti duhet ta menaxhosh mire emocionet e tua. Nuk duhet te mendosh per opinionet e te tjereve se cfare mendojne ata teksa te shikojne me skuqje ne fytyre. Edhe po te mendojne dicka eshte thjesh mendimi i tij. Puna jote eshte ti menaxhosh emocionet pa u ndikuar nga faktoret e jashtem apo mendimet e dikujt tjeter.Pastaj mos harro se ka dhe make upe qe mbulojne skuqjen apo reduktojne procesin e skuqjes.
Cdo te mire,
Erduani
apo nga klasa e 4-5 deri sote ksaj dite qe jam 22 vjece per mua jeta eshte bere nje makth. Kam lexuar shume per histerine, emocjonet, skuqjen etj etj dhe perfundimisht mendoj se kjo torture kerkone psikiater tek une. Eshte dicka qe nuk ka fare lidhje me probleme dermatologjike jame e bindur. Une kam nje jete te tere qe vec them me vete nate e dite sikur te mundja nje dite ta sheroja kete gje me vrafte Perendia po kerkova me gje nga jeta. Jam e deshperuar dhe e ndihem e shemtuar dhe e frikshme edhe pse ne te vertete jame goxha e pashme dhe mar komplimenta.
Pershendetje ne kete situate qe gjindesh ti jam edhe une dhe shume te tjere per fat te keq,quhet erytrofobia apo ankthi social, mundohu qe te gjesh shkakun se nga vjen psh tek une ndizet turpi ne momentin qe kam frike dhe stres psh kur takohem per here te pare me nje femer, sepse gjithmone i parashtroj vetes pyetje si dukem une ne syte e asaj a mos dukem i shemtut a mos dukem i manget ne komunikim etj. mundohu qe ti forcosh keto pika qe cdo njeri eshte i barabarte pa marre parasysh poziten apo statusin e tij.
Allahu na ndihmofte te gjitheve.