Këshilla/Blog

Anonim 26.10.2020

Pershendetje! Une nuk mund te kontrolloj dot emocionet e mia. Jam e pafuqishme dhe nuk ia dal dot mban. Jam e dobel dhe e brisht. Udhehiqem shume nga ndjenjat dhe harroj ate cka duhet te jete e drejt dhe gaboj shum ne fund. Dashuroj pa kushte dhe qe me nje te pare. Nese jam e rrethuar nga djem ndjehem ne siklet dhe skuqem e sdi cte them a cte bej.Ceshte ky budallallek qe bej? Nuk dua qe te jem ne kete menyre. Dua te mos sillem ne kete lloj forme, te jem ndryshe nga menyre,te udhehiqem nga logjika,e drejta,realiteti dhe jo te genjej veten me emocione te kota. Me ktheni nje pergjigje ju lutem.

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Te falenderoj per pyetjen.
    Shqetesimi yt ka te beje me nje veshtiresi qe thua se ke per te kontrolluar impulset e tua dhe deri diku “vanitetin” tend. Megjithate une do te thoja qe, megjthese ty te ngjall ankth perjetimi I moshes dhe ndjenjave ashtu lirshem dhe pa pengime, duket sikur ky pengim qe do ti besh vetes duke e qortuar ate ka te beje me shume me nje paragjykim qe ke per veten me shume se sa nje situate konkrete. Duket sikur e mendon veten te “paafte” per te qene vetvetja jote e meparshme ose ajo qe I bindet realitetit dhe jo deshirave. Nga ana tjeter kerkon qe te ndihmoje dikush qe ta besh kete. Kjo tregon njeherazi qe ky ankth dhe frenim qe do ti besh vetes mund te kete per qellm edhe “ardhjen” apo “lejen” e tjetrit ose qe edhe vete impulsiviteti per tu dhene direkt pas dikujt ne vetvete nuk eshte gje tjeter pervesce nje nevoje qe te mos jesh vetem ne perjetimet e tua. Mund te me shkruash serish.
    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV