Këshilla/Blog

Fredi 25.04.2023

Vajza ime eshte 10 vjec dhe han gishtat e duarve edhe thonjte.Floket ďo ti mbaje leshuar dhe e mban doren po aty…qe te lozi me floket.POR PROBLEMI KRYESOR ËSHTË QË I MBAHET EDHE GOJA KA VESHTIRESI NE TE FOLUR

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Fredi dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
    E kuptoj shqetesimin tuaj dhe e vleresoj faktin qe i keni evidentuar keto sjellje dhe po kerkoni ndihme. Mund te me jepni me teper informacion ju lutem kur me thoni qe ‘ha gishtat e duarve’ se cfare nenkuptoni. I kafshon tere kohes? Deri ne cfare mase? Te ngrenurit e thonjve deri ne cfare pike shkon? Eshte e shpeshte? A kalon ne lendimin e tyre? Po floket leshuar a kalojne ne nje obsesion te forte duke refuzuar kategorikisht nje forme tjeter te tyre? Te gjitha keto me siper qe me keni treguar, jane simptoma teke qe shume njerez ne perditshmeri ndodh ti kene, por masa ne te cilen ndodhin dhe shoqerimi me veshtiresi te tjera na drejtojne ne mendimin per ti pare gjerat me ne thellesi dhe per te kerkuar ndihmen e nevojshme.
    Nese mundeni te ndani me teper informacion me mua mbi zhvillimin e vajzes tuaj. Me thoni qe ka veshtiresi ne komunikim, por me tregoni dicka me shume, ju lutem. Si ka qene zhvillimi i saj ne raport me moshen gjate te gjithe etapave? A ka aftesi te mira njohese? Si eshte ecuria e saj ne shkolle akademikisht?
    Po shoqerimi me bashkemoshataret? Si paraqitet perjetimi emocional ne situata te ndryshme (pozitive apo negative)? A ka nje komunikim te mire pershtatur kontekstit? Si arrin ti menaxhoje ajo situatat e veshtira apo jo te mira per te? Une do doja te me shkruanit dhe te me tregoni me teper per kete gje dhe doja te ju pyesja mbi mundesite qe ju keni per te takuar nga afer nje profesionist te fushes. Mendoj qe do te ishte dicka qe do ndihmonte dhe do ti shihte gjerat me ne brendesi dhe ne trajten e tyre te plote.

    Gjithsesi, une pres te me shkruani dhe te ndani me mua informacionet me lart.
    Ju faleminderit e ridegjohemi,
    Uard

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV