Këshilla/Blog

25.04.2018

Problemi im eshte se per qdo gje stresohem dhe e mendoj me te keqen.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Si fillim do te doja te dija pak me shume dhe per natyren e shqetesimit tend. Nga ajo pak cfare na shkruan, kuptoj qe eshte nje gjendje ankthioze per ty. Ti thua qe stresohesh per cdo. A ka ndonje situate, ngjarje, veprimtari qe nuk stresohesh? Cfare reagimesh ke kur thua qe stresohesh, me trego pak me shume te lutem. Kujt i referohesh kur thua qe mendon me te keqen? Qe kur ka filluar kjo gjendje? Cfare ben ti per tu qetesuar? Mund te duken shume pyetje, por do te doja ti kisha keto informacione be menyre qe te mund te te jap nje ndihme me te detajuar. Eshte e rendesishme te dime dhe ne cfare mase ndikon kjo gjendje ne perditshmerine tende? Gjendja ankthioze shpesh here eshte normale dhe madje e nevojshme per te ne vene ne levizje qe te permiresohemi, por nese kjo gjendje prek cdo fushe te jetes dhe ne vend qe te shtyje, te bllokon, atehere eshte shqetesues dhe duhet te punohet me mendimet, emocionet dhe sjelljen per ta kapercyer. Ne pritje qe te na shkruash serish.
    Me respekt,
    MSc. Ardita Korriku, Psikologe Klinke

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV