Annonym 01.10.2023
Pershendetje
Me falni e kam nje problem me djal asht 14 vjeqar . Rrin vetem ne dhom nuk fol me askend as nuk ka shok asht largu prej qdo gjeje .Asht veq nervoz tash von as ne shkoll spo don me shku .Qe 1 jave edhe buk sosh duke hunger teper agresiv asht bo ju lutem me ndihmoni nuk po di qysh mu sjell me to
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne! Është e vështirë mosha e adoleshencës dhe të gjithë e kalojnë në mënyrën e tyre. Duket se djali juaj po kalon një periudhë të vështirë. Jam e sigurt që e keni pyetur se çfarë po e shqetëson, por ndoshta mund të këmbëngulni dhe t’ia bëni të qartë se ju jeni me anën e tij. Në kuptimin që çfarë do që të ketë ndodhur ju si prindër jeni aty për ta ndihmuar dhe për ta mbështetur. Edhe nëse ju duket se ai e di këtë gjë, ndonjëherë është mirë që ta dëgjosh. Shmangni kritikat ose kërkesën e llogarisë, përpiquni që të bashkëbisedoni. Ftojeni të bëni bashkë një aktivitet që i pëlqen, sepse ndoshta kështu mund të hapet më shumë.
Krahas kësaj, ndoshta mund të interesoheni dhe në shkollë dhe të pyesni se ndoshta diçka ka ngjarë aty, përderisa nuk shkon as në shkollë.
Sido që të jetë, e rëndësishme është që ai të ndjejë që ju ka pranë dhe që mund t’ju besojë për çdo gjë.
Gjithë të mirat,
Veronika