Këshilla/Blog

14.09.2018

I urrej lggbt ,por mendja ime me torturon dhe me thot qe jam nje prej atyre ,une I urrej me gjith qenien time torturohem vazhrimisht nga kto mendime te kota ,une e di qe nuk jam por nuk e di pse e mendoj

  1. Ermal Azisllari says:

    Pershendetje dhe faleminderit që ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
    Nga sa shkruan kuptoj se disa mendime që lidhen me komunitetin LGBT të shqetësojnë vazhdimisht. Nga njëra anë janë mendimet që mund të përmblidhen në “po sikur të jem një prej tyre”, mendim i cili duket se të shkakton frikë e pasiguri, e nga ana tjetër është mendimi “unë i urrej LGBT, pse duhet të më vijnë mendimet sikur të jem njëri prej tyre”.

    Informacioni që ti ke dhënë është shumë i kufizuar, prandaj unë nuk mund të analizoj shumë, megjithatë mund të të bëj disa pyetje, përgjigjen e të cilave mund tja japësh vetes:

    Cila është arsyeja që ti ndjen urrejjtje për komunitetin LGBT? A bëhen biseda të tilla në familje apo rrethin tend shoqëror?
    A mund ta mbash mend kur ka qënë hera e pare që ke ndjerë urrejtje?
    Po hera e pare që ke ndjerë frikë se mos je një prej tyre?
    A ke njohur ndonjë person që i përket këtij komuniteti? Nëse po si je ndjerë?
    Kur ke filluar të kesh interes apo vëmendje të shtuar karshi këtij komuniteti?
    A ke pasur ndonjëherë tërheqje seksuale apo fizike nga një person i seksit të njëjtë? Nëse po, ka qënë dicka rastesore apo e përsëritur?
    Si mund ta përshkruash/vlerësosh jetën tënde seksuale dhe intime të momentit?

    Nëse këto shqetësime vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe të krijojnë shqetësim, apo sic thua vetë “të torturojnë”, do ishte mire të kërkoje ndihmë tek një psikoterapist, për të marrë mbështetje profesionale. Kur mendime të caktuara fillojnë të na ndikojnë gjithë rutinën tone e të na shkaktojnë vuajtje, këto janë shënja që kemi nevojë për ndihmë dhe e kemi tëvështirëtja dalim vetë.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sadopak me këtë përgjigje,

    Me respekt,

    Ermali

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV