Këshilla/Blog

Kristi 15.11.2021

Jam nena e nje djali qe , e ka dominuar jeten e tij me lojerat e fatit. Dhe duke humbur shuma parash gjen strehim te hashashi.Jemi gjithe familja ne shkaterrim. Ju lutem me ndihmoni!
Faleminderit .

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na ke shkruar. Na vjen keq per situaten qe eshte duke kaluar djali dhe familja juaj. Hapi i pare drejt ndihmes eshte qe djali juaj te pranoje qe eshte duke kaluar nje situate te veshtire per te cilen ka nevoje per mbeshtetje dhe ndihme profesionale. Ju rekomandojme qe ti sugeroni djalit te futet ne chatin e nukjevetem.al per te folur drejteperdrejte me nje nga psikologet e faqes ne oren ne te cilat ata jane ne linje si nje hap i pare drejt pranimit te nevojes qe ka per ndihme. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
    https://nukjevetem.al/orari/

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

  2. Dario says:

    Pershendetje,
    Me vjen tmerresisht keq per kete situate tuajen.
    Do doja shume te ndihmoja,pasi e kuptoj shume mire dhimbjen tuaj.
    Ndoshta atij i duhet nje hobi si mesimi i nje instrumenti muzikor,nje kurs gjuhesh te huaj,nje liber i ri etj etj.
    Ju si nene e keni mision tuajin ta shpetoni femijen nga ky ves,une ju them vetem kini durim.
    Mund te shpreheni ketu e ne do ju ndihmojme.
    Mund te na thoni me teper rreth kesaj situate

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV