Bruna 11.07.2023
Pershendetje ! Ju lutem kam nevoje per informacion nga nje psikiater. Kam perdorur citalopram per gati 15 vjet , duke e lene dhe duke e nisur shume here gjate kesaj kohe sepse me riktheheshin simptomat e ankthit dhe agorafobise. Nderkohe tashme e kam filluar serish, 2 jave 10 mg , 1 jave tjeter 15 mg dhe kam ndaluar me kaq.( 3 jave gjithsej qe e kam filluar perseri) Problemi eshte se nuk ndjehem mire , nuk qendroj dot ne nje vend , nuk kam durim te degjoj te tjeret kur flasin dhe jam ne gjendje alarmi gjate gjithe kohes. Dikur me dukej se bente me teper efekt ky ilac, tani duket sikutr nuk punon fare. Theksoj se gjithmone e kam pire 8 pika ,ndersa tani vetem 6 pika dhe nuk kam ndermend te rris dozen ).
Cfare me keshilloni per t’u qetesuar ? Ju lutem , pres me padurim pergjigje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur Bruna dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Eshte veshtire te te kthejme nje pergjigje direkte qe ka te beje me ilaqet qe je duke marrur dhe efektin e tyre. Vetem psikiatri i cili eshte duke percjellur gjendjen tuaj dhe i cili/a ka gjitha informacionet e duhura mund te ju ofroj nje spjegim apo pergjigje.
Nese nuk jeni e kenaqur me psikiatrin/en qe po ju percjelle athere do ishte e rreuges te kerkoni nje tjeter.
Urojme te mos te kemi zhgenjyer me kete pergjigje. Per cdo gje na shkruaj prap.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem