Këshilla/Blog

Iadal 27.03.2023

Pershendetje si edhe kam shkruar tema ime eshte ne lidhje me varesin nga substancat narkotike (cocaina).Jam munduar shume her te heq dore por ka rezultuar e pamundur .Sdi ca te bej 😓kujt ti drejtohem .
Jam i vetedijshem qe sme sjell asgje te mire ky pisllek por s’di si tia bej qe te shpetoj nga ky rreth vicioz .Ka ndonje medikament specifik qe me ndihmon ?

  1. Aksion Plus says:

    Së pari faleminderit që u lidhët me ne.
    Përdorimi për kohë të gjatë dhe në mënyrë të vazhdueshme të kokainës sjell probleme dhe shqetësime në sjellje dhe mendime. Sa më gjatë të vazhdojë përdorimi dhe sa më të larta dozat e marra aq më të dukshme do jenë simptomat që do shfaqen.
    Ajo që ne do sugjeronim është punë me një profesionist të fushës për të kuptuar më shumë rreth faktorëve që çojnë në përdorim të vazhdueshëm të kësaj substance dhe angazhimin tënd për të ndaluar përdorimin e kokainës.
    Mënyrat më efektive të trajtimit lidhen me bashkëshoqërimin e trajtimit me medikamente (pranë Dept. të Toksikologjisë në QSUT) dhe ndjekjes me një psikolog/psikoterapist.

    Do ju lutesha të drejtoheni pranë qendrës ’Aksion Plus’ për të parë se si mund t’ju ndihmojmë me tej në këtë rrugëtim.

    Gjithe te mirat,
    Besniku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV