Anww 23.06.2024
Përshëndetje, si jeni?
Bashkëshorti im ka pothuajse 1 vit e gjysmë që konsumon kokainë. Nuk di t’ju them saktësisht se sa e ka konsumuar gjatë kësaj periudhe. Problemi tjetër është se pas konsumimit të kokainës, shkon dhe luan bixhoz. Na ka shkatërruar familjarisht.
Para 7 muajsh e vendosi që do hiqte dorë dhe e mbanim nën kontroll gjithë kohës.
U përmirësua dhe filloi të ndryshonte, derisa para 1 muaj kishte konsumuar serish kokainë (2 herë).
E tregoi që e ka bërë dhe është i gatshëm që të bashkëpunojë për të hequr dorë përfundimisht.
E kemi mbajtur serish nën kontroll, por frika ekziston se mos e bën prapë.
Pyetja ime është: ku mund të bëjë një detoksifikim dhe të ndiqet ndoshta me mjek psikolog për një periudhë derisa të heqë dorë?
Dhe sa kushtojnë këto trajnime?