Motra 01.11.2021
Pershendetje,
Po ju drejtohem juve, pasi ne keto momente ndihem shume e pashprese. Vellai im, 27 vjec, prej disa kohesh (nuk e di saktesisht, pasi vete kam rreth 1 vit qe e kam zbuluar, por mund te jete periudhe me e gjate) vuan nga varesia ndaj bixhozit. Nuk jam e sigurte nese termi i perdorur eshte i duhuri, por besoj qe me kuptoni.
Gjithmone ka qene problematik, qe kur ka qene femije, probleme ne shkolle, rebel ne sjellje, shoqeri jo e mire. Te gjitha keto kane qene arsye qe kane sjelle prej kohesh nje konflikt te vazhdueshem mes tij dhe tim ati.
Tashme, sic permenda me siper, ne dijenine time prej rreth 1 viti, ai luan bixhoz. Sjellja e tij me shqeteson me se tepermi, pasi mendoj se ai kete gje e vuan shume psikologjikisht. Mendoj se ka momente kur eshte shume vulnerabel, qan, permend qe po kalon ne depresion, por nga ana tjeter, akoma nuk e pranon plotesisht kete problem, pavaresisht se ne e dime shume mire dhe kemi prova te vazhdueshme. Te nesermen pasi nje nate me pare ka qene ne bixhoz, duke lene aty gjithmone shuma te medha parash, mbyllet ne dhomen e tij per gjithe diten. Del nga dhoma vetem per te pire uje, ose ngrene dicka. Nese dikush nga familjaret i afrohet per te folur, ose nuk pranon, ose sillet ne menyre agresive duke beritur. Ne raste te rralla, ne ato situatat e vulnerabilitetit, qan.
Eshte dhe im ate nga ana tjeter, qe kete situate nuk po di shume mire ta menaxhoje dhe me fjalet qe i thote ne ato momentet e revoltes duket sikur e lendon dhe e nxit me teper (por ndoshta per tim ate ju shkruaj nje her tjeter).
Ne keto momente dua shume te di cfare mund te bej per vellane tim, pasi me duket sikur po shkaterron veten dita dites. Sigurisht qe dhe harmonia ne familje ka humbur tashme…
Do t’ju isha shume mirenjohese nese do te kisha nje keshille prej jush.
Shume faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. E kuptojme shqetesimin tuaj dhe na vjen mire qe e ndate me ne. Se pari, eshte e rendesishme qe vellai juaj te kuptoje dhe ta pranoje situaten qe po kalon dhe qe ka nevoje per ndihme. Mund ti sugjeronit vellait tuaj kerkimin e ndihmes permes chat-it te nukjevetem.al, permes te cilit mund te komunikoje drejteperdrejte me nje prej eksperteve te faqes ne oraret ne te cilat ata ndodhen ne linje si nje hap i pare i te pranuart te situates dhe kerkimit te ndihmes. Oraret e chat i gjeni ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem
Pershendetje,
Une e kuptoj shqetesimin tend si moter qe je.
Pak a shume vellai duhet te gjeje nje hobi qe te mund ti perkushtohet dhe ta harroje kete deshire momentale per te luajtur.Une jam ne te njejten moshe me te dhe mund te them se ai mund te meret me nje sport,te mare nje kitare dhe te luaje pas pune,nje shoqe qe mund ta pelqeje,jane shume.
Si shoqeri ne duhet ta ndihmojme njeriun dhe ta nxjerrim nga gjendja ku mund te jete.
Une do doja qe ti ta merje cdo pasdite shetitje,te shihnit nje film a dicka qe ai ta shijonte.
Une e di qe ai e ka te veshtire por kjo gje atij do ti jape shtyse ti kthehet jetes normale dhe ta lere vesin e imponuar nga shoqeria.
Me thuaj per cdo gje ketu,si shkoi,une do jem ne gjendje te te keshilloj.
Te falenderoj qe e ndave me ne,uroj me te mirat per ju.
Edhe une kam probleme me bixhozin qe me shkaterroi jeten dhe kam marre shum borxh .Si mund ta ndaloj kte ves sepse as prinderit nuk e dine sepse nuk ju kam thene sepse i kam me probleme shendetesore .Ju flm per mirkuptimin.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem