04.05.2019
Pershendetje,
Jam nje njeri asocial dhe skam fare jete sociale.Kjo ka bere te mbyllem ne vetvete dhe te mos kem dike qe te shprehem ose te ndaj dicka.
Dikur isha nje njeri qe kisha shoqeri por me kalimin e kohes u mbylla ne vetvete dhe e kam shume te veshtire te jem ne shoqeri.
Kjo ka bere qe me kalimin e kohes te mos komunikoj shpesh me njerez e te filloj te kem problem dhe veshtiresi kur flas (flas sikur kam presion).
Nuk e di por nuk jam keshilluar me njeri pasi nuk dua qe dikush te kete dijeni qe une ndihem keshtu,sepse si mashkull vertet duhet te jem konfident ne syte e cdokujt.
Une dua te kem nje njeri me te cilin te flas,te shprehem si e kalova diten qe te me nxise funksionimin normal te te shprehurit dhe ta heq kete hezitim para se te flas.
Nuk e di sa i qarte u tregova,por e kam shume te veshtire.Normalisht shoh se te tjeret se kane kete problem,mbase dhe pjesa e shoqerise ka te beje,por gjithsesi mendoj te mos hapem me asnjeri pasi nuk dua te jem une ai qe duhet te tregoj dobesi.
Nese mundeni te me ndihmoni ta kaloj kete moment,do ishte mire.Nese thjesht do me jepni nje pergjigje,faleminderit por sme duhet 1 pergjigje e thate pa zgjidhje konkrete,sepse gjendja e njejte do ishte dhe 1 pergjigje sdo ndryshonte asgje.
PRES PERGJIGJEN TUAJ DHE TE CDOKUJT QE MUND TE ME NDIHMOJE ME NJE MIQESI KU UNE TE MUNDEM TE SHPREHEM…ka shume rendesi qe dikush te me degjoje apo ta degjoj….
Ma postoni pak po mundet kete..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Orti. Po e nis nga fjalia e fundit ku thua “ka shumë rëndësi që dikush të më dëgjojë apo ta dëgjoj…”, sepse nga sa më ke shkruar kjo më duket se shpreh më mirë atë që je munduar të thuash më sipër. Ne mund të vazhdojmë të komunikojmë bashkë nëse dëshiron dhe të zhvillojmë “të folurin pa presion”. Ose mund të kontaktosh një terapist dhe të flasësh me të. Megjithatë pavarësisht kësaj dhe për të ndërtuar një dialog do té dëshiroja të vija në dukje me shumë dashamirësi se të kesh nevojë për njerëz është shume normale dhe e shëndetshme. Ajo që kuptoj, në mos gaboj, është se tek ty kjo nevojë ekziston e shoqëruar me një frikë apo pasiguri të caktuar e cila të bën që të stepesh dhe të kërkosh njëherë një “prove gjenerale” me dike i cili të nxisë tek ty “funksionimin normal të të shprehurit” – pra të të heqë këtë frikë ose të krijojë këtë siguri. Edhe përgjigja që kërkon, sipas teje duhet të jetë “një zgjidhje konkrete”, një formulë që ta përdorje, përndryshe siç e thua vetë, nuk do ndryshonte asgjë dhe nuk do të hapeshe me njeri. Ajo që të ka shtyrë të shkruash në këtë faqe (nukjevetëm mendoj se mjafton si përgjigje-formulë), është pjesa me e mire e jotja, të cilën mendoj se duhet ta kultivosh. Megjithatë këtë besim tek njerëzit duket se e ke të vështirë – ndoshta një arsye kjo pse fillove të mbylleshe në vetvete. Të ftoj në një “miqësi ku mund të shprehesh”. Gjithë të mirat.