Koncentrimi 16.05.2022
Peshendetje
Problemi qe kam verjetur gati per vite esht se: gjithcka ce mendoj mendoj ce nuk ka per te funksionuar! Nuk e dij pse me ndodh por dhe kur shkruaj nje fjali te thjesht ne gjyhe te huaj e perkthej njeher dhe me pas bej post ose print se kam friken se esht gabim duke e ditur brenda meje ce sht OK. Ca ndodh? Pse?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit që i je drejtuar faqes sonë.
Nga këto që përshkruan arrij të kuptoj shqetësimin tënd në përballje me veten dhe dyshimin e vazhdueshëm se mund t’i bësh gjërat keq.
Sa më i madh është ky dyshim aq më i lartë bëhet edhe “syri kritik apo kontrollues” ndaj gabimeve të mundshme.
Ky qëndrim vjen në fakt me një qëllim të mirë, që është “mos t’i bësh gjërat keq apo që t’i bësh ato shumë mirë”, por kur kjo fillon e shtrihet sic thua ti në “gjithcka” bëhet ezauruese dhe penguese.
Do të ftoja të reflektoje me veten se me cfare lidhet dyshimi apo ky mos besim ndaj vetes? A mban mend se kur ka filluar e gjithë kjo? Nëse ka qenë një situatë apo një person i cili ka nxitur këto reagime? Cfare i je frikësuar atëherë?
Për mundësinë e një bisede më eksploruese të ftojmë që të mund t’i drejtohesh edhe chatit të faqes Nukjevetëm, ku mund të komunikosh me psikologët sipas orareve të përcaktuara.
Gjithashtu këshillimi me një psikolog/psikoterapeut drejtëpërsëdrejti, duke i shkuar më në thellësi këtyre aspekteve, të kuptuarit dhe të gjetjes së mënyrave për të adresuar këtë shqetësim, do të vinte në ndihmë edhe më shumë.
Të urojmë gjithë të mirat!
Staf i Nukjevetëm