Këshilla/Blog

Feli 11.10.2019

Pershenetje…une kame nje vetebesime jo shume te mire per veten time. Kam mbaruar vetem gjimnazin dhe per kete arsye ndihem sikur nuk vlej,sikur nuk jam e afte per asgje…me ndodh qe kur flas ti them fjalet gjysma gjysma nuk e di pse ndodh kur jam ne ne grupe shoqerie…Fakti qe nuk kam nje arsimim dhe nje pune te mire me mundon cdo dite duke me bere mos te shijoj asgje.

  1. Denisa Ndreka says:

    E dashur Feli,
    Kuptoj që arsimimi është një vlerë e rëndësishme për ty. Duket që shkollimi është një nga elementët që të ndikon në mënyrën se si e sheh veten dhe si rrjedhojë si si mendon se të shohin të tjerët. Kjo mund të të ndikojë edhe në ankthin që thua se ndjen në grupe apo situate sociale. Megjithëse ke shkruar shkurt, dhe nuk kam shumë informacion mbi të që bën, vetëm në pak rreshta arrij të kuptoj që ndryshe nga se shprehesh “ nuk jam e aftë për asgjë” në fakt ke arritur të përfundosh gjimnazin, të punosh, ke një grup shoqëror dhe shumë gjëra të tjera të cilat nuk i ke përshkruar aty. Ka disa aktivitete që mund të bësh me qëllim që të ndihesh më mirë me veten. Mund të shkruash në fund të cdo ditë gjërat që ke përmbushur me sukses gjatë ditës, bëjë këtë për 1 muaj dhe mbase kjo të ndihmon që t’i shohësh me objektivisht arritjet e tua. Fillo të mendosh për gjërat që do të të bënin të ndihesh me e plotësuar dhe janë të rëndësishme për ty. Puno për një plan konkret si mund të arrish secilën
    nga këto qëllime. Te sugjeroj që të mos ndalosh së foluri në grupe vetem sepse ndojëherë ndodh të mos artikulosh fjalën e plotë. Ndonjëherë edhe ndodh që ngatërrohen fjalët. Kjo është vetëm një ngatërresë fjalësh dhe nuk do të thotë që “nuk je a aftë për asgjë dhe nuk vlen” . Dhe së fundmi, nëse shkollimi është i rëndësishëm për ty, bëj një plan praktik se si mund ta ndjekësh më tëj.
    Për ta mbyllur , nëse sheh që këto mendime dhe përjetime bëhen penguese dhe nuk të lënë të qetë, tako një psikolog nga afër. Terapia është process rritës dhe zhvillues.

    Te falenderoj qe shkrove dhe mos hezito të më shkruash serish,

    Denisa NDREKA, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV