Këshilla/Blog

Ju lutem ma ktheni nje pergjigje 23.10.2023

Pershendetje une jam nje vajze 20 vjecare prinderit e mi deshirojne te me martojne me nje njeri te koshes se shtyre 48 vjecare une nuk e dua ate si te veproje ne kete rast

  1. Nje vajze says:

    Pershendetje! Une nuk jam psikologe apo dikush me eksperience ne kete fushe por do doja te te jepja nje mendim e dashur. Afer moshes tende jam dhe une, pak me e madhe ndaj e pash te arsyeshme te te pergjigjesha. Do te thoja qe te diskutoje me prinderit dhe t’u thoje si ndihesh. T’u thuash se je ende shume e vogel jo vetem per t’u martuar por edhe per te krijuar nje familje. Bisedo me prindrit dhe thuaju ato qe ti vete mendon shprehu nese nuk e ke bere me perpara. Asgje sdo te ndodh edhe nese te bertasin lere fjalen tende , zerin tend te degjohet. Shpresoj tja dalesh!

  2. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuat faqes së nukjevetëm! Besoj se duhet t’u bësh të qartë prindërve për faktin se nuk dëshiron që të martohesh me të, dhe që martesa dhe krijimi i familjes është një vendim që të takon ty dhe jo prindërve. Ata mund të të këshillonë dhe të bisedoni bashkë rreth shqetësimeve që mund të kesh, por jo të të detyrojnë për të bërë diçka kaq serioze kundër dëshirës tënde.

    Gjithë të mirat
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV