Këshilla/Blog

Ana 30.08.2024

Pershendetje une jam nje person qe prinderit po bejne neglizhence tek une po me Lene pas Dore jam ne nje situate stresuese e si te veproj ne kete rast qe ta fitoj besimin tek vetja

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje Ana,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd.
    Në mënyrë që edhe përgjigja të ishtë me e saktë nga ana ime, do të kërkoja të jepje më shumë informacion lidhur me situatën ku ndodhesh, se cfarë lloj neglizhimi përjeton, cfarë nevojash mendon që nuk plotësohen, cfarë përpjekjesh janë bërë për të komunikuar me prindërit apo për të marr mbështetje, cila është situata specifike në të cilën ndodhesh dhe cfarë po përpiqesh të superosh në këtë situatë.

    Jam dakort me ty që raporti me prindërit dhe mënyra se si ata raportojnë dhe mbështesin fëmijët ndikojnë në mënyrën se si ne njohim veten dhe vlerësojmë veten.
    Duket sikur ti po pret një mbështetje ndoshta me një situatë të cilën nuk mundesh ta zgjidhësh dot vetë. Në fakt është një e drejtë dhe dëshirë shumë legjitime sepse ne nuk mund të zgjidhim cdo gjë vetë.

    Gjithsesi shpresoj se përgjigja ime të ndihmon deri diku. Na rishkruaj nqs dëshiron ose mund të përdorësh oraret e chatit për një këshillim specifik.

    Të uroj gjithë të mirat
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV