Këshilla/Blog

ema 27.09.2021

Jam dikush qe gjithe jeten time kam qene e lekundur per cdo vendim te marre. Nuk arrij dot te vendos per asgje, thjesht gjerat ndodhin se duhet te ndodhin pastaj. Per shkak te ketij karakteri jam ndier dhe ndihem e pavlere. Njeri pa guxim, qe lejohem te lendohem dhe s’bej asgje per te mbrojtur veten sepse nuk me pelqen konflikti,sepe mendoj qe njerezit duhet ti dine vete caqet s’duhet te kete debat. Jam egoiste, nuk dua te degjoj te tjeret duke me treguar problemet qe kane se me pas do me rrije mendja atje dhe me duket sikur e kam une ate problem dhe ndihem keq. Nuk jam e afte te percjell fjale te ngrohta dashamiresie, nuk gjendem ne to! Shpesh jam menefregiste, dua thjesht te rri ne boten time, nuk jam shume sociale, kam 1 ose 2 shoqe qe i takoj rralle dhe nuk e ndiej nevojen te flas me njeri per keto qe mendoj. A ka njeri kaq kompleks sa une?

NJV