Ira 30.12.2019
Pershendetje psikologe! Doja te pyesja lidhur me nje problem qe kam per me shume se nje vit. Ne momente kur nervozohem ose kur me kap si gjendje akthi dhe pa arsye qetesohem duke gervishtur veten dhe nese se bej e kam aty mendjen derisa ta bej dhe te me dale gjak atehere clirohem. Nuk kam shqetesime te tjera dhe kam marre mjekime po prape me kap ne momente te caktuara dhe kur e bej kete gje qe lendoj veten clirohem dhe ndihem me mire. Prinderit me kane cuar dhe tek psikologu. Dua te di nese eshte dicka e keqe kjo gje dhe pse me vjen ky mendim. Pervec lendimit te vetes nuk kam asnje problem tjeter ne familje dhe ne shkolle.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Nuk jam akoma eksperte qe te jap keshillen time, por do bej sa mundem si nje person i cili e ka perdorur vet dikur kete metode dhe studente psikologjie.
Nuk do e quaja dicka te keqe, kjo eshte menyra si ti ke zgjedhur te perballosh tensionin, ama eshte lenduese per ty (prandaj nga dhe prapashtesen -lendime). Me vjen keq qe po e kalon kete faze, te kuptoj shume mire, dhe pse rastes sjane asnjehere te njejta. Duke shkaktuar prerje ne duar te duket sikur clirohet dhe tensioni dhe emocionet negative qe mund te kesh brenda vetes. Gjithashtu eshte nje metode shperqendrimi, sepse fokusohesh tek plaga, dhimbja dhe nuk mendon me per cfaredo qe te shkakton stres ne ate moment. Pervec ketyre, do doja te pyesja nese ke ndjenja faji brenda vetes, te cilat te cojn ne veprime vetndeshkuese? Zakonisht vetdemtimet jane simptoma dhe jo shkak, pra ti i perdor per te perballuar situaten stresante.. dhe ketu duhet te ndalesh: cfare te shkakton ty kete stres?
Uroj te jesh mire dhe ta kalosh sa me shpejt kete gjendje, sepse jam e sigurt qe do ja dalesh????
Gjithe te mirat
Përshëndetje e dashur,
Më vjen mirë që ke kërkuar ndihmë për këtë problem dhe gëzohem që prindërit të kanë çuar te
psikologu. Nëse je ende në terapi, do ta kuptosh më qartë veten, burimet e ankthit dhe
nervozizmit tënd dhe prirjen për të lënduar veten. Gjithashtu, do të fuqizohesh për t’i përballuar
më mirë shqetësimet e tua, me teknika të thjeshta, por të padëmshme.
Në letrën tënde, ti thua se e gërvisht veten kur nervozohesh ose kur të kap ankthi; se gërvishtja
dhe dalja e gjakut të çlirojnë. Besoj që nuk e ke të lehtë ta bësh këtë gjë vazhdimisht. Besoj se
tashmë ti e di që vetëlëndimi nuk të ndihmon, ndaj me të drejtë pyet nëse është “diçka e keqe”.
Në fakt, vetëlëndimi duket si “i mirë” pasi mund të të çlirojë në një moment, por ai është “i keq”
pasi jo vetëm që nuk ta largon ankthin, por edhe mund ta përkeqësojë gjendjen. Vetëlëndimi si
mënyrë për të qetësuar veten është një metodë përballimi me stresin/ ankthin, por për fat të keq,
jo e shëndetshme, pasi mund të vërë në rrezik jetën tënde. Edhe nëse kjo nuk ndodh asnjëherë,
sërish përdorimi i kësaj metode nuk e zgjidh problemin që qëndron në thelb.
Po çfarë qëndron në thelb? Nga letra jote, kuptoj se në thelb është ankthi dhe nervozizmi. Ndaj,
është shumë e nevojshme të kuptosh se ka shumë mënyra të shëndetshme për ta përballuar
ankthin. Disa prej tyre mund të fillosh t’i praktikosh dhe vetë (ushtrime frymëmarrjeje, relaksimi
i muskujve, shëtitja në natyrë, joga, meditim dhe çdo aktivitet që të sjell qetësi). Disa metoda të
tjera, është e nevojshme t’i mësosh brenda terapisë, në prani psikologut, i cili/ e cila do të të
ndihmojë të kuptosh më shumë veten dhe ta ndihmosh atë në mënyrë të përshtatshme.
Uroj të jesh ende në terapi psikologjike dhe të jesh duke punuar për ta pakësuar ankthin tënd në
mënyrë sa më të shëndetshme dhe të sigurt, pa e dëmtuar veten.
Gjithashtu, të sugjeroj që të konsultohesh rregullisht me mjeken/mjekun tënd për mjekimin dhe
ta vazhdosh për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Nëse ndjen se ke nevojë për ndihmë nga ne, na shkruaj në çdo moment. Do jem në pritje të
mesazhit tënd. Ndërkohë, fillo të planifikosh që sot disa aktivitete dhe ushtrime që mund të të
ndihmojnë të përjetosh më shumë qetësi dhe kënaqësi gjatë ditës. Besoj je gati për t’i shkruajtur
që të fillosh t’i zbatosh sa më parë. Uroj dhe shpresoj që do t’ia dalësh mbanë më së miri.
Përzemërisht,
Lediona
Faleminderit per pergjigjet tuaja, po vazhdoj te vete ne psikologu dhe marr mjekime dhe jam me mire po dua te them se e kam si fiksim me teper derisa e bej dhe nese sjam shume e merzitur per dicka e kam mendjen aty derisa te lendoj veten te shikoj gjakun ne dore atehere qetesohem plotesisht. Mbase duket per te qeshur po me pelqen kur e bej me vjen mire.