Këshilla/Blog

Ren 12.10.2022

Përshëndetje.Uroj të jeni mir.Une jam një vajzë për një muaj mbush 24vjece .Në fakt jeta ime ka qenë shumë e vështirë nga ana sociale, familjare,financiare shëndetësore,dhe nga ana e kufijve personal, dhe kam plot probleme. Kam luftuar shume me shëndetin mendor në problemet e shtepis dhe ato të shkolles. Jeta e shkollës ka qenë shumë abuzive për mua. Njerezit shpesh me gjykonin fyenin dhe me refuzonin,me shfrytëzonin, kështu që e gjëja veten te pazë,të papranueshme,të keqkuptuar e te urryer,përpiqesha të përshtatësha pothjesht nuk bashkohesha,nuk me donin,ose psh kur me bënin te ndihesha keq e nëse ankohesh prapë un e kisha fajin, bëheshe akoma më e vështirë sepse unë kisha shumë vështirësi për të vetmbrojt veten e ata
kishin shoqëri,fusnin të tjer qe te me distanconin e urrenin, dhe si për dreq e gjëja veten të detyruar të vija në nj ambient shumë keqdashes. nuk i numëroj dot netët pa gjumë, kohët më lot kur jam ndej vetem,e rastet kur kam regau me impulse e shtyrë nga qështjet e sharjet.,nuk është se kam pas jetë si gjithë të tjerët nga ana sociale,po une nuk jam e lige,thjesht për shkak të jetës sime e shprehjes së komunikimit njerëzit me keqkuptojnë dhe me refuzojnë,shpesh e gjej veten qe mos te kem zë kur dikush bën diçka që me lëndon,dhe njerëzit me duken se e dallojnë kte e vazhdojnë .Vetmia me bënte dikur të rrija me persona që me gjykonin ,këndonin ose nuk me ngjisnin e un i duroja por më vonë fillova të vendos aq shumë mburoja e mure për t’u mbrojt nga abuzimi sa jam tani një njeri tjetër.Mbas një ngjarje në fakultet kur vuajta shum abuzim psikologjik vendosa që e un te ndryshoj si njeri,e kuptova që në kte bote jam vetëm do jetoj e vdes vetëm prandaj që në fillim mundohem mos te hapëm aspak për gjërat e mia,mos tu jap shum vemendje e rëndësi,e përballoj refuzimin dhe as nuk afrohem e jap konfidenca e muhabete, shoqëri nuk kam por nuk e kam problem që nuk kam sepse e kaloj kohën duke ber gjëra që me pelqejn,dal blej gjëra,lexoj libra,pi kafe vetëm,shkoj në Qendra tregëtare,ose dyqane librari kaloj kohë vetëm,shkoj mësoj ndonjë kurs gjuhe,punoj,nuk e ve lumturin t’ime në dorë të askujt dhe nuk u jap me njerëzve shance të me afrohen të me njohin,jam me mendimin me mir e vetmuar se sa e refuzuar ose e abuzuar.Une ndihem me mir kshu se sa kur isha e rrethuar me njerëz,kjo sepse injoranca e tyre dhe keqdashje e tyre thjesht e kishte problem të respektonte një njeri me çrregullime personaliteti kufitar.Une jam mundu te jem origjinale edhe E mir me ata po ata thjesht sme deshën.por tani nuk shkoj me pas te tjerave e di qe askush nuk është gjith jeten t’ime e kam humb kaq shumë veten energjin kohën t’ime besimin tim për ata.Ne fakt isha e lidhur me disa persona të një organizate po ata me gjykonin si fetar që ishin për beqarin t’ime dhe për faktin që mbeshtesja të drejtat e homoseksualve.Nuk kam pasur lidhje sepse nuk kisha mundësi të njihja dikë sa isha në shkollë nuk kisha shoqëri si të tjerët,plus sesht se kam naj pamje të bukur e nuk është se i tërhiqja djemt drejt meje.Pjesa tjeter e vështirësive me veten dhe e besimit të dikush ndikonte gjithashtu.Kam vajzat e lagjes sime ktu qe kam kaluar fëmijërinë, por moshataret e mia në shkollë e punë jane të fejuara ,martuara ose me femij,me shkuesi njohje apo shoqëri e kam njohur partnerin por unë jam beqare e asnjëher s’jam lidhur e s’besoj do lidhem për arsyet e mia.Sigurisht une kam njohur djem në kafe nga interneti po pastaj ose sme kane pëlqyer ata mua ose une ata,plus sa më shumë kalojnë vitet më shumë të vështirë e ke te dikush te besosh ,me shumë gjykon dhe nuk duron,nuk pranon lëndimin apo të meresh për të mirëqenë.Gjithsesi une kam planet e mia t’a përmbush veten.Do licensohem në profesionin që kam do mbaroj studimet master e me pas do iki nga Shqipëria.Kam deshir te bej shumë gjëra,të shkruaj libra të udhëtoj në vende të ndryshme.te mësoj gjuhë e kurse të ndryshme.Te dije aftësi të ndryshme .Të fitoj shumë para.Kam kuptuar se marrëdhëniet njerëzore jan për formalitete ,thjesht për kafe,për të kalu kohën në shkollë ose punë ose bazohen në intriga dhe faktin kush është më i fort kush mër me shum vemendje në konkurrencë.Te paktën jeta ime e keqe më mësoi një të vërtet të madhe.Te qëndroj me këmbët e mia në jetë e të mos pres te besoj te me vlerësoj apo aprovoj askush.

  1. Përshëndetje Ren, faleminderit që komunikove me faqen e nukjevetëm! Më vjen keq që jeta jote ka pasur aq shumë vështirësi deri tani, veçanërisht në marrëdhëniet shoqërore, të cilat janë shumë të rëndësishme për njeriun.

    Duke lexuar atë që ke shkruar nuk kuptoj se cila është pyetja jote, duket më shumë si një rrëfim i sfidave që ke hasur dhe i mënyrës së si të tjerët të kanë trajtuar që përfundon me një konstatim. Natyrisht, konstatimi mund të eksplorohet pak më shumë ose të vihet në pikëpyetje. Në një moment lexova se ke çrregullim kufitar të personalitetit, por do të doja të dija pak më shumë se si je diagnostikuar. Nëqoftëse kjo është e vërtetë, atëherë besoj e ke të qartë dhe ti se personat me këtë çrregullim hasin probleme në marrëdhënie me të tjerët dhe se kanë nevojë për psikoterapi, diçka që do të ta sugjeroja dhe ty. Nëqoftëse nuk e ke te mundur të bësh terapi, mund të shkruash në chat – in e faqes për të pasur seanca interaktive.

    Je e mirëpritur të sjellësh më shumë informacion ose pyetje në të cilat mund të përgjigjemi.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV