Adnarim 30.05.2022
Perse shoqet e Mia gjithmone me largojne nga vetja e tyre?
Ato ma bejn gjithmone kete gje…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Adnarim!
Faleminderit që na ke shkruar.
E kuptoj shumë mirë ndjesinë e keqe që lë mënjanimi nga shoqet.
A janë këto shoqet e tua të shkollës apo të lagjjes. Sa kohë keni që njiheni? Sa të afërta i ndjen?
A janë shoqe që të kanë mbështetur dhe përkrahur? A janë këto shoqet e vetme që ke për momentin?
Vetëm nga sa ke shkruar është shumë pak për të kuptuar situatën.
Gjithsesi ajo që mund të jetë e vlefshme është që ti vetë të mund t’ua bësh këtë pyetje shoqeve të tua dhe ndoshta të marrësh një përgjigje direkte nga to. Do të këshilloja që ndoshta këtë pyetje t’ja bësh njërës prej këtyre shoqeve me të cilën ke folur më shumë apo e ke pasur më të afërt dhe ndoshta mund të marrësh një përgjigje të sinqertë.
Ndërkohë ti nuk je vetëm. Mund të na shkruash sërish.
Gjithashtu mund të shikosh që të rrish me të afërmit e tu moshatarë apo ndoshta t’i japësh shansin shoqeve të tjera për t’u njohur dhe për të krijuar shoqëri të reja.
Uroj te jesh sa me mire!
Staf i Nukjevetem