Këshilla/Blog

02.08.2018

Pershendetje,
Une qe po ju shkruaj jam Danieli.
Arsyeja qe po i drejtohem forumit tuaj eshte se une jam teper i vetmuar,pothuaj asocial dhe kjo ka ndryshuar dhe gjendjen time psikologjike.
E di se nuk eshte e veshtire te krijosh miqesi apo te kesh miq por skam pasur kohe apo ska rastisur asnje ti jap besim.
Une shkakun tim psikologjik te merzise e di shume mire dhe kjo eshte VETMIA.
Dikur kam pasur nje vajze te cilen e doja por u ndame sepse ajo emigroi dhe une skam mundur me te njoh nje vajze tjeter po aq te mire sa ajo.
Ndonjehere shoh telefonin dhe mendoj sikur te kishte njeri te me telefononte,te me pyeste si je apo thjesht te kisha njerez qe interesoheshin per mua.
Shoh shume njerez te shoqeruar,qe bisedojne,qe flasin,qe qeshin dhe une thjesht shoh boten teksa jeton sepse une jam mbyllur shume ne vetvete.
Nuk eshte arsyeja qe skam mundur te krijoj miqesi,skam mundur te njoh njerez,thjesht kur fillon nje miqesi i pret gjerat reciprokisht,dhe jam une me se shumti qe interesohem per to sesa ato per mua dhe kjo me ben te mos ndihem rehat lidhur me kete fakt.
Une dal per shetitje,argetohem me filmat e Hollivudit apo me gjerat qe me pelqen te bej,gatuaj ushqimet qe me pelqejne apo edhe degjoj muziken qe me pelqen,por kjo nuk e kompenson aspak nevojen per miqesi qe une ndiej dhe nevojen qe te kem ndoshta nje njohje me te cilen une ti perkushtohem.
Nuk e di se cfare eshte,a jam ndonje fatkeq,ndoshta keshtu ka qelluar fati im,nuk e di ca emri ti ve.
Ndoshta une kam fatin ti shikoj te tjeret te lumtur por jo veten.
Nese ka psikologe apo sociologe te me keshilloje.
Faleminderit!

  1. Kosova says:

    Pikrisht problemin e njejte e kam dhe un, jam 19 vjeq.
    Por problemi im me duket se eshte edhe me i madh. Kam humbur shpresat per gjithcka, ndjehem gjith kohes i lodhur dhe nuk kam besim ne vetvete.
    Shpresoj ne pergjigje sa me te shpejte nga dikush.

  2. Anonim says:

    Pershendetje, mendoj se ti duhet te anetaresohesh ne nje organizate joqeveritare (pse jo edhe politike), klub (psh klub vallezimi, gazetarie, etj varesisht nga interesat tua) apo dicka te ngjajshme sepse aty domosdo duhet te kesh bashkepunim me njerez. Ose perpiqu te gjesh nje pune qe ke kontakt pothuajse gjate gjithe kohes me njerez. Aty domosdosshmerisht duhet te komunikosh me njerez deshte apo nuk deshte dhe mundesia eshte me e madhe per njohjet ashtu sic ti i kerkon. Perpiqu qe pjesen me te madhe te dites te qendrosh ne keto grupe te caktuara. Duhet ta kesh parasysh qe ne ato grupe mund te kete per shembull njerez qe te lendojne me fjale ose dicka te ngjajshme e pastaj te ndihesh keq dhe kur te arrish ne shtepi dhe te qendrosh i vetem atehere ajo vetmi ne ato ore te pakta do te te shijoje ne ato momente.
    Gjithashtu kur gjindesh ne shtepi perpiqu te komunikosh edhe ne internet ne chat-e te ndryshme ashtu kot, me qellim qe te besh biseda qe rrjedhin spontanisht sepse sa me shume qe komunikon me te tjeret, aq me mire. Shpresoj se te kam ndihmuar sado pak

  3. M.A Bledar Zeneli says:

    Përshendetje Danjel,

    Ju falenderoj që arrite të bësh një hap përpara dhe po e thyen ciklin tuaj të vetmisë duke komunikuar me ne. Me sa kuptoj nga përshkrimi juaj, ndjesia juaj e vetmisë e ka fillesën e saj me humbjen e një përsoni shumë të dhashur për ju ( të dashurën tuaj). Humbjet në jete nuk janë gjëra të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, përkundrazi lënë pasoja në fusha të ndryshme të jetës sonë.

    Disa hapa të përgjithshëm që mund t’iu ndihmojnë ta kaloni këtë situatë që po përjetoni janë:

    Indentifiko dhe prano ndjenjat e tua; hapi i parë është të mësoni të nxirrni jashtë ndjejat tuaja. Shumë njerëz i shmangin ose i shtypin këto, duke mos ditur se këto ndjenja do t’i bëjnë ata të ndjehen më keq në të ardhmen nëse nuk merren në kohën e duhur me to. Hulumtimet tregojnë se njerëzit që nuk merren me ndjenjat e tyre negative në një mënyrë të shëndetshme kanë shumë më tepër probleme fiziologjike, si dhe ato psikologjike. Ndjenjat si zemërimi, trishtimi, konfuzioni, vetmia, frustrimi, pakënaqësia, tronditja, mosbesimi, fajësia, keqardhja, zbrazëtia, frika dhe shumë emocione të tjera negative mund ti hasim gjatë rrugës kur jemi duke u përballur me një humbje.

    Filloni të ndërmerni hapa për të mbushur boshllëkun brenda: Kur humbni diçka me vlerë, zakonisht ka një vend bosh brenda jush që dëshiron vëmendjen tuaj. Sa më e afërt të ketë qënë lidhja juaj aq më e thellë mund të ndjehet zbrazëtia. Kur të jeni gati dhe brenda një afati kohor të arsyeshëm që keni vendosur për veten tuaj, duhet të gjeni mënyra për të mbushur këtë boshllëk me diçka pozitive që ju bën të ndiheni mire.

    Mësoni të rriteni nga humbja: Çdo humbje ka një mesazh. Nëse mesazhi është për ju të jeni më të dashur dhe të pranoni, të mësoni të jeni më elastik, të mësoni të përshtateni me atë që nuk mund të ndryshoni, ose të ndryshoni diçka që mundeni; nëse mund të dilni nga emocioni dhe të vëzhgoni mesazhin në mënyrë të qartë, ju mund të dilni nga ajo me një vetëdije pak më të madhe. Ekziston një thënie e vjetër që thotë “më ndihmoni të ndryshoj gjërat që unë mund të ndryshoj, të përshtatem me gjërat që nuk mund të ndryshojë dhe të më jepni mençurinë për të njohur dallimin”.

    Zevëndëso ndjenjat negative me ato pozitive: Modifikimi njohës është një mjet i madh për tu përdorur këtu. Duke përdorur deklarata që fokusohen në shikimin e humbjes si diçka të përkohshme. Për shembull, “kjo ishte një periudhë e përafërt e jetës sime, por unë do të shkoj përpara.” Ose, duke e parë ngjarjen si të mos jetë jeta juaj e tërë “Unë kam kaq shumë gjëra të tjera që presin me padurim në jetën time.

    Ndjehu i çliruar dhe shko përpara: Kur humbni diçka me vlerë, duhet të përqendroheni në ndryshimin e marrëdhënies tuaj me të. Ju mund ta bëni këtë duke ndryshuar marrëdhënien tuaj nga një shtojcë në një mënyrë të shkëputur të lidhjes.

    Mësoni të bëheni më emocionalisht të qëndrueshëm: Shëndeti emocional është i rëndësishëm për të qenë në gjendje të kaloni nëpër uljet dhe ngritjet e jetës. Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale mësojnë të ndihen më shumë emocione pozitive dhe më pak negative, madje edhe kur sfidat e jetës i godasin ata.

    Uroj që përgjigja ime të shërbej sado pak në gjendjen tuaj!

    Ju uroj një javë të mbarë!

    Bledar Zeneli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV