Këshilla/Blog

27.02.2017

Pse shqetesohem shum per ate qe thon te tjeret?? Irritohem dhe nxehem me ate qe thon dhe filloj te qaj shum shpesh dhe e qara perzihet me te qeshuren. Ndihem shum keq dhe duket sikur po cmendem?

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje!
    Me vjen mire qe na ke shkruar dhe ndjehesh i/e lirshem per te shprehur ate qe te shqeteson. Pse ka rendesi per ty ajo cfare mendojne te tjeret? Eshte dicka qe ndodh natyrshem gjate gjithe jetes, e sidomos ne adoleshence ku identiteti yt per ate cfare do te jesh si adult po merr forme me te plote. Ndikim social eshte i pashmangshem dhe shpesh here i nevojshem qe ne te funksionojme ne menyre te shendetshme. Adoleshenca eshte faze tranzitore dhe si e tille eshte dhe me ndjenja e mendime te paqendrueshme. Kjo mund te shpjegoje pse ke ndjenja dhe reagime kondradiktore; here me inat e here me buzeqeshje.
    Cfare te shqeteson me se shumti ne faktin qe ka shume rendesi ajo cfare mendojne te tjeret per ty? A te pengon kjo gje qe ti te funksionosh ne perditshmerine tende apo ne vendime te rendesishme qe te duhet te marresh? Kur thua per te tjeret, kujt i referohesh; cdo individi qe ka te beje me ty apo njerez te rendesishem per ty? Keto pyetje na sherbejne qe te njoh me mire shqetesimin tend, por ne te njejten kohe ta besh dhe ti. Nderkohe qe do presim letren e radhes me pergjigjet e pyetjeve, une te sugjeroj te shijosh momentet.
    Gjithe te mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV