Ana 16.07.2024
Ka disa muaj ,qe ndjej sikur truri im eshte rrethuar nga nje qese qe e mbyt dhe qe mezi po mbijeton.Me ka humbur vetebesimi,vazhdimisht ndjehem jo mire .Ndjej sikur truri im eshte ne kolaps dhe i bllokuar tere kohes.Kjo ka ulur performancen time ,memorja ime eshte shume trouble.Nuk arrij te kujtoj cfare mesoj.E di ka gjera pozitive ,gjera me vlere per te cilat une duhet te jem mirenjohese,por spo arrij ta menaxhoj.Mendja ime eshte jo pozitive dhe nuk po arrij ta menaxhoj qe te bej te kunderten.Kam kaq shume nevoje per ndihme qe te dal nga kjo gjendje .Cfare duhet te bej,ju lutem?Do isha pafund mirnjohese nese do dilja nga kjo gjendje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Ana te falenderojme qe na ke shkruar.
Pyetja jote per shkaqe teknike kishte “humbur” por ja tani ja derguam psikologes dhe shume shpejte do marresh pergjigje.
Ne nderkohe, mos harro se nuk je vetem, dhe se jemi ketu per TY!
Stafi Nukjevetem
Përshëndetje Ana,
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar te ne shqetësimin tënd.
Nga ajo që përshkruan në letër duket se je në një ndjesi të ngritur, gati përleshje me një gjendje dhe mendime që duket se të tërheqin diku ku edhe ti ke të vështirë që të zbresësh e të shohësh ku të cojnë. Supozoj nga ato që shkruan që ka shumë presion, një luftë me gjendjen përderisa thua që po përpiqem të menaxhoj.
Nga informacioni që paraqet në letër kuptoj se duhet më shumë hulumtim lidhur me gjendjen: Kur ka filluar tamam gjendja? Cfarë ka ndodhur para disa muajsh? Si është jeta jotë në përgjithësi? Me cfarë po mbijeton? Kush është mendimi kryesor? Cila është frika kryesore? Cfarë hamendësimi ke ti për të gjitha këto? E shumë pyetje të tjera do rridhnin natyrshem.
Është shumë e nevojshme të kuptohet se cfarë po e krijon të gjithë këtë dhe cfarë mesazhi fsheh e gjithë gjendja jote. Unë mendoj se nuk bëhet në këtë pikë primare thjesht të përpiqesh të jesh mirë me domosdo por të pranosh pak gjendjen e ardhur derisa ta zbërthesh atë. Besoj se do të ndihmonte të flisje me një profesionist dhe të mund të bëhej një vlerësim më I mirë I gjendjes si dhe objektivave që ti do të ndërtosh.
Shpresoj se po gjen një ndihmë të tillë ose mund të përdorësh edhe opsionin e chatit në faqen tonë për më shumë
Shpresoj se përgjigja të ndihmon dhe të uroj gjithë të mirat
Alma